Punimet e kënaqshme në sheshin para kalatave të portit

29/03/2005 Drejtori Limani, premton përfundimin një muaj para afatit
Firma kroate “Montemontaza PLC”, e cila ka fituar të drejtën për zbatimin e një projekti për rikonstruksionin e sheshit para kalatave në Portin e Durrësit, në vlerën 10 milionë e 130 mijë euro ka kryer më shumë se 65 për qind të punimeve.
Kontrata e lidhur mes ministrit të Ministrisë së Transportit, Spartak Poçi dhe përfaqësuesit të “Montemontaza PLC”, Tanko Avion parashikon që punimet për rikonstruksionin e sheshit para kalatave në portin e Durrësit të kryhet në 550 ditë. Ndërsa kanë kaluar 10 muaj që nga ceremonia e fillimit të punimeve nga kjo firmë, drejtori i DAP, Sokol Limani, ka theksuar se firma po ecën me ritme shumë të kënaqshme. Nisur pikërisht nga ritmi i deritanishëm mësohet se punimet, që kanë nisur më 24 maj 2004 dhe që do të duhet të përfundojnë sipas kontratës në fund të dhjetorit 2005, do të mbyllen së paku një muaj më parë. Në kontratë parashikohet që në një sipërfaqe prej 13.8 ha të realizohet drenazhim, sistemim i kanalizimeve, të ndërtohet nga e para rrjeti elektrik e telefonik, të shtrihen tubacionet e ujit të pijshëm, të ngrihet sistemi i mbrojtjes kundër zjarri, të
realizohet sistemi i sigurisë e kontrolit, shtrimi, asfaltimi e ndriçimi.
Rikonstruksionit të Portit të Durrësit i është kushtuar 17 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve, prej të cilave 3 milionë euro janë dhënë firmës daneze për thellimin e basenit e kanalit hyrës, si dhe 2 milionë euro për blerjen e një vinçi të fuqishëm për përpunimin e kontenierëve.
10.130 milionë euro
rikonstruksioni i sheshit para kalatave
17 milionë euro
rikonstruksioni i portit