Këngëtarja Bubulina, favorite për post të lartë në Ministrisë e Jashtme
PRISHTINË- Motra e ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, ish-pjestarit të Grupit 'Ritmi i Rrugës' është kandidatja e mundshme për të fituar postin e zyrtares së lartë që do të përfaqësojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovën në Organiza Ndërkombëtare.
Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Minsitrisë së Jashtme të Kosovës ku thuhet se Bubulina Krasniqi ka fituar 90.6 pikë në konkursin e hapur muaj më parë nga ky institucion.
Njoftimi për angazhimin e saj në këtë post është paraqitur si njoftim publik nga Minsitria. Në të thuhet se në bazë të nenit 41, të rregullores 2/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, Ministria bën njoftimin për kandidatin e suksesshëm të rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil të Ministrisë së Punëve të jashtme, pas përfundimit të procedurës së rekrutimit për pozitën zyrtar i lartë për organizata ndërkombëtare në Departamentin për Marrëdhënie Dypalëshe dhe Organizata Ndërkombëtare.
Bubulina Krasniqi e njohur ndryshe edhe si motra e ministrit të Kulturës Memli Krasniqi, vijon aktivitetin e saj si këngëtare në Kosovë, diasporë, ndërkohë në Shqipëri ka marrë pjesë në festivale të këngës moderne për të rinj.
(e.m/BalkanWeb)