Festa e PDK dhe ‘gabimi’ i presidentes Jahjaga
PRISHTINË- Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, me fjalimin e saj në dymbëdhjetë vjetorin e themelimit të PDK-së, ka ‘harruar’, funksionin e saj si përfaqësuese e unitetit të popullit, duke lavdëruar partinë e kryeministrit Hashim Thaçi për arritjen në vend.
Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të PDK-së, Jahjaga i ka atrubuar Partisë Demokratike e Kosovës të gjitha meritat për organizimin e luftës, krijimin e institucioneve dhe pavarësinë e vendit e deri të integrimi në mekanizmat ndërkombëtarë.
Ky fjalim i presidentes ka prekur partitë tjera në vend, anëtarët e të cilave, me ironi shtrojnë pyetjen nëse presidentja ka lexuar fjalimin e saj, apo i është ngatërruar me atë të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, shkruan zot gazeta “Zëri”.
(e.m/BalkanWeb)