Digjet fabrika e sfungjerit, dëmtohen tre punëtorë
Krujë Një fabrikë sfungjeri është përfshirë nga flakët, ndërsa janë djegur tre punonjës të saj. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës mësohet se një zjarr i fuqishëm ka rënë rreth orës 12.00 të ditës së djeshme në një fabrikë sfungjerësh në afërsi të qytet të Krujës. Zjarri fillimisht sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se ka rënë në katin e parë të godinës trekatëshe të fabrikës e më pas është përhapur me shpejtësi në të tria katetet e ndërtesës, duke rrezikuar edhe jetën e 80 punëtorëve të cilët ishin në punë. “Në tentativë për të dalë nga godina e fabrikës që ishte përfshirë nga flakët janë plagosur tre punëtorë, një burrë dhe dy gra, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës”, - bënë të ditur burime zyrtare të policisë së këtij rrethi. Ndërkohë që punëtorët e tjerë kanë dalë pa u lënduar nga godina e fabrikës. Zjarrfikës të Krujës, Durrësit, Laçit dhe Tiranës kanë mbërritur menjëherë në afërsi të godinës së fabrikës, në përpjekje për të shuar zjarrin i cili vazhdon ende. Ndërsa punonjësit e zjarrfikëses janë të përqendruar tek një cisternë gazi 5000 litërshe që përdorej nga pronarët e fabrikës, për vënien në punë të mjeteve që përdoreshin për prodhimin e sfungjerit dhe nxehtësia që çliron zjarri mund ta shpërthejë atë, bënë të ditur specialistë të zjarrfikësve, të cilët po punonin në vendin e ngjarjes. Policia ka evakuuar banorë të zonës në lagjen katër të qytetit të Krujës, pasi zjarri rrezikon edhe ndërtesat përreth fabrikës që llogariten të jenë mbi 100 shtëpi banimi, të cilët janë shumë pranë godinës ës ë fabrikës së sfungjerëve. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se fabrika ishte në pronësi të Ali Kaloshit dhe zhvillonte aktivitetin e saj për prej dhjetë vitesh.