Moti i keq bllokon anijet tregtare në Portin detar të Vlorës
Era e fuqishme dhe deti i trazuar ka bërë që anijet e mallrave si dhe tragetet e linjës Vlorë-Brindisi të kenë probleme në ankorim dhe përpunim. Oficeri i shërbimit në Portin e Vlorës, Genci Hasanaj, tha për gazetën "Shqip" se në port ka pasur probleme, pasi deti është 4-5 ballë në gji dhe 7-8 në det të hapur, duke bërë që shumë anije që ishin për të udhëtuar drejt vendeve të ndryshme të qëndronin në radë. Sipas Hasanajt, në ndihmë të mjeteve detare që mund të kenë dhe nevojë është vënë në gatishmëri edhe rimorkiatori, i cili do të bëjë të mundur dhe tërheqjen e tyre për në radë. Tragetet e linjës Vlorë-Brindisi po përpunohen që të nisen drejt Italisë, por me pak vështirësi, pasi dhe këto anije, sado të mëdha, e kanë të vështirë lundrimin në një det 7-8 ballë. Moti ka sjellë më shumë probleme për anijet e vogla të peshkimit, të cilat kanë katër ditë që nuk kanë dalë në det.
Ndërkohë, deti i egërsuar në këtë fillim jave nuk ka shkaktuar probleme në Portin e Durrësit. Të vetmet që kanë qëndruar në kalata, në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike, kanë qenë anijet e tonazhit të vogël, kryesisht peshkarexhat. Burime nga Kapitaneria e Portit detar të Durrësit bënë të ditur se deti ka regjistruar një forcë prej 5-6 ballësh dhe po këtë forcë ka pasur edhe era. Autoritetet portuale e kanë vlerësuar pa probleme situatën, ndërkohë që u është sugjeruar të gjitha ekuipazheve të anijeve marrja e masave të sigurisë, veçanërisht në rastet kur qëndrojnë allaj (përbri njëra-tjetrës). Kjo, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme që mund të shkaktojë rritja e shpejtësisë së erës në basenin portual për orët në vazhdim. Lundrimi nuk është ndikuar nga kushtet e motit, të cilat kanë qenë të pafavorshme në tokë, por jo në det, me gjithë forcën e erës. Lundrimet mbi Adriatik për tragetet e linjave detare mes Durrësit dhe porteve italiane kanë vazhduar normalisht, pa vonesa. Po ashtu dhe anijet tregtare kanë lëvizur pa probleme. Mungesa e reshjeve të shiut për një pjesë të mirë të ditës ka lejuar që të vazhdojë normalisht dhe përpunimi i anijeve me mallra.