Dëbora, 35 mijë nxënës pa mësim
02/02/2005 Bilanci, nxënësit një javë pa mësim dhe katër shkolla të shkatërruara
Mbyllen rrugët, shkollat në Veri pa mësim, të paktën deri më 7 shkurt
Në kushtet e dëborës dhe të ftohtit në disa zona të
vendit është bërë e pamundur lëvizja e nxënësve dhe e
mësuesve për në shkolla, prandaj dhe Drejtoritë
Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore kanë ndërprerë
procesin mësimor-edukativ në këto shkolla.
Në Qarkun e Kukësit
Në Qarkun e Kukësit, duke filluar nga data 25 janar i këtij viti është ndërprerë procesi mësimor në 20 shkollat e
rrethit të Hasit, ku mësojnë 4686 nxënës, 36 shkollat e
rrethit të Tropojës, ku mësojne 6224 nxënës si dhe në
rreth 50 shkollat e fshatit të rrethit të Kukësit, ku
mësojnë rreth 10000 nxënës. Mësimi është zhvilluar
vetëm në 7 shkollat e qytetit të Kukësit.
Për shkak të keqësimit të mëtejshëm të kushteve të
motit, mbështetur dhe në dispozitat normative për
arsimin parauniversitar, neni 25, pika l/b, u vendos që
të ndërpritet procesi mësimor deri më datën 7 shkurt të këtij viti në të gjithë Qarkun e Kukësit.
Në Qarkun e Shkodrës
Në rrethin e Pukës, kjo zonë është totalisht e mbuluar nga dëbora dhe që prej datës 26 janar është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat e rrethit, rreth 58 ku mësojnë rreth 6767 nxënës. Duke qenë se vazhdon gjendja e rënduar nga reshjet e dëborës, të gjitha shkollat vazhdojnë të jenë të
mbyllura.
Në rrethin Malësi e Madhe, situata paraqitet e tillë në
31 shkolla që ka ky rreth, në Komunën Kelmend vazhdon
ndërprerja e procesit mësimor në 5 shkolla 9-vjeçare dhe në një të bashkuar numri i nxënësve total është 603, po kështu nuk zhvillohet mësim edhe në Komunën Shkrel, përkatësisht në shkollën Bogë me 81 nxënës, shkollën Xhaj me 60 nxënës, në shkollën Vrith me 88 nxënës, gjithashtu në
Komunën Kastrat në shkollën Bratosh, ku mësojnë 115 nxënës si dhe në shkollën e Rrapshit 84 nxënës.
Në rrethin e Shkodrës situata paraqitet e tillë: Nuk zhvillohet mësim në komunën Shalë, ku mësojnë rreth 801
nxënës në 9 shkolla, në komunën Shosh, ku mësojnë rreth
134 nxënës në 4 shkolla, në komunën Pult, ku mësojnë
rreth 427 nxënës në 8 shkolla, në komunën Temal, ku mësojnë rreth 410 nxënës, 9 shkolla.
Në Qarkun Dibër
Në Qarkun e Dibrës ka filluar procesi mësimor në të gjitha shkollat e qytetit të Peshkopisë dhe në shkollat e komunës Maqellarë, Qendër, Melan dhe Kastriot dhe nuk zhvillohet mësim në komunat Sllovë, Kala, Zall-Dardhë, Lurë, Muhurr, Selishtë dhe Rec.
Në rrethin e Bulqizës nuk zhvillohet mësim në shkollën
e mesme të qytetit, pasi shumica e nxënësve vijnë nga
zonat me vështirësi si dhe në shkollat 9-vjeçare Klenjë, Fushë-Bulqizë e Ternovë.
Në Qarkun e Lezhës
Në Qarkun e Lezhës janë mbyllur për shkak të kushteve
të këqija të motit 22 shkolla 9-vjeçare, ku mësojnë
rreth 2750 nxënës, të përqëndruara kryesisht në komunat Fan, Orosh, Selitë, Ungrej, Kaçinar.
Në Qarkun e Korçës
Në Qarkun e Korçës, situata paraqitet drejt normalizimit ndaj dhe ndërprerja e mësimit është e pjesshme.
Në Qarkun e Beratit
Në Qarkun e Beratit nuk zhvillohet mësim në 3 shkolla
të fshatrave Terpan, Rehovë dhe Vokopolë-Terpan në komunën e Terpanit, si dhe në dy shkolla të fshatit Dardhë dhe Qafë-Dardhë, komuna Roshnik.
Në rrethin e Skraparit janë mbyllur 7 shkolla në komunat Potom, Leshnjë, Gjerbës, Zhebe. Si rezultat i reshjeve të mëdha të dëborës ka patur edhe dëmtime të objekteve shkollore.
Dëmtimet e shkollave
Në komunën e Fanit, rrethi i Mirditës, është dëmtuar plotësisht çatia e shkollës 9-vjeçare "Konaj" dhe është plasaritur një pjesë e murit të saj. Në komunën Aras, në fshatin Thirrë e Epërme, rrethi i Dibrës, është dëmtuar çatia e shkollës së ciklit të ulët. Në fshatin Gurrë-Lurë, rrethi i Dibrës, është dëmtuar shkolla 9-vjeçare. Në komunën e Lekbibaj, rrethi i Tropojës, është rrëzuar çatia e shkollës së ciklit të ulët. Për të katërta këto raste u është kërkuar autoriteteve vendore përkatëse që të marrin masa për gjetjen e mjediseve të tjera të përshtatshme dhe
planifikim fondesh për investim. Në kuadër të decentralizimit, të kompetencave të pushtetit lokal disponon fondet për mirëmbajtjen e godinave shkollore
si dhe ngrohjen e tyre.
Në Qarkun e Kukësit
Rrethi i Hasit: 20 shkolla, 4686 nxënës
Rrethi i Tropojës: 36 shkolla, 6224 nxënës
Rrethi Kukës: 50 shkolla, 10000 nxënës
Në Qarkun e Shkodrës
Rrethi i Pukës: 58 shkolla, 6767 nxënës
Rrethi Malësi e Madhe: 31 shkolla, 1030 nxënës
Rrethi i Shkodrës: 30 shkolla, 1767 nxënës
Në Qarkun e Lezhës
Në Qarkun e Lezhës: 22 shkolla, 2750 nxënës
Në Qarkun e Beratit
Në Rrethin e Beratit: 5 shkolla
Në Rrethin e Skraparit: 7 shkolla
Në Qarkun e Dibrës, pjesërisht zhvillohet mësim
Në Qarkun e Korçës, pjesërisht zhvillohet mësim