E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen shkeljet e 12 gjyqtareve te Apelit

Redinalda Caushaj

Ministria e Drejtesise zbulon shkeljet e 12 gjyqtareve te Gjykates se Apelit Tirane, te atakuar gjate analizes vjetore dy muaj me pare nga ministri Enkelejd Alibeaj. Raporti i Inspektoratit te dikasterit i eshte kaluar ministrit dhe me pas u eshte shperndare gjyqtareve per te dhene observacionet e tyre ne lidhje me shkeljet e gjetura gjate kontrollit te 700 dosjeve, per dy vitet e fundit. Lajmin e bene te ditur, per gazeten "Koha Jone", burime zyrtare nga Ministria e Drejtesise, ndersa inspektimi zgjati nje muaj e nisi nga zyra e Kancelarise. Pritet qe shume shpejt ky material t'i kaloje Keshillit te Larte te Drejtesise per masa disiplinore.

Drejtoria e Pergjithshme e Ceshtjeve te Drejtesise ka pergatitur nje raport perfundimtar. Ne te u konstatua se 12 gjyqtare te Apelit Tirane, nga data 1 janar i vitit 2007 deri me 30 dhjetor te ketij viti, kane dorezuar ne kryesekretarine e kesaj gjykate jashte afatit ligjor 700 dosje civile dhe penale, qe zene 20% te ceshtjeve penale dhe civile te perfunduara. Inspektimi ka evidentuar faktin se nje numer i madh dosjesh jane dorezuar minimalisht ne nje afat kohor mbi dy muaj nga dhenia e vendimit dhe maksimalisht 6 muaj nga dhenia e vendimit. Raporti evidenton se vonesat ne dorezimin e dosjeve kane sjelle pasoja per te gjitha palet ndergjyqesore, pasi ne qofte se njera pale kerkon te ekzekutoje vendimin, pala tjeter kerkon te beje rekurs per ne Gjykaten e Larte, kerkese e cila duhet te depozitohet ne nje afat prej 30 ditesh nga njoftimi qe u eshte bere paleve. "Ne keto kushte, gjyqtaret kane shkelur te drejten e paleve per gjykim brenda afatit te arsyeshem ligjor, duke lejuar tejzgjatje te procesit dhe mosrealizim te drejtave te tyre themelore ne kohe", thuhet ne raportin, qe u eshte derguar 12 gjyqtareve te vene ne shenjester.

Behet fjale per shkelje ne zbardhjen e vendimeve, zvarritje te ceshtjeve dhe vonesa te publikimit te vendimeve te marra ne Apel. Po keshtu dhe ankesat e personave te ndryshem, te cilave iu referua edhe ministri Alibeaj, gjate sulmit ndaj 12 gjyqtareve. Ministri i Drejtesise u ka derguar dje nje raport te plote te gjithe gjyqtareve per ta observuar materialin e pergatitur prej tij. Mesohet se se shpejti Alibeaj pritet te dergoje per masa disiplinore ne Keshillin e Larte te Drejtesise 12 gjyqtaret, te cilet kane shkelur ligjin. Sipas ministrit, gjate analizes se kesaj gjykate, gjyqtaret rezultojne te kene shkelur ligjin dhe se nga 30 dite e zvarrisin shpalljen e vendimit deri ne 7 muaj. Informacionet jane siguruar nga kryesekretaria e kesaj gjykate, qe e njohen Alibeajn me fakte te tilla si, shpallje te vendimeve gjyqesore pas 7 muaj e 23 ditesh nga marrja e vendimit. Pas konstatimit te ketyre shkeljeve, ministri urdheroi kryerjen e nje inspektimi te plote, me qellim nxjerrjen e pergjegjesive te gjyqtareve qe nuk kane respektuar afatet procedurale ne lidhje me dorezimin e dosjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›