Kequshqyerja , ISHP: Fëmijët ushqehen me më shumë kalori nga sa duhet
Dietat e ushqimit të fëmijëve në çerdhe dhe konvikte janë të dëmshme, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Por, jo sepse kanë më pak kalori nga sa duhet, por pasi kanë më tepër, e si pasojë mund të shkaktojë obezitet. Pas shumë vitesh Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik pas rekomandimeve të marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë vendosur të ndryshojnë regjimin ushqimor të këtyre vendeve. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në MSH, Gazmend Bejtja, ka theksuar se vjetrimi i dietave ka sjellë pasoja tek fëmijët, ku për një pjesë të tyre janë vrenjtur shenja obeziteti.
ISHP
Dietat e ushqimit si në kopshte, çerdhe dhe në konvikte nuk do të jenë më ato që kanë qenë. Duke nënvizuar këtë fakt Bejtja theksoi se “do të nisë zëvendësimi i tyre në të gjitha kopshtet dhe konviktet në vend dhe më pas në një fazë të dytë në propozime konkrete për të gjithë shoqërinë”.
Për ndryshimin e dietave janë marrë parasysh udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Ushqimit. Sipas drejtorit të ISHP-së, qëllimi i kësaj nisme vjen në kuadër të përmirësimit të gjendjes, pasi deri më tani fëmijët janë kequshqyer duke marrë më pak kalori sesa nevojiten.
“Kemi udhëzues jo shumë të mirë një pjesë e të cilëve janë vjetruar. Në disa konvikte apo disa kategori nxënësish funksionojnë disa dieta të vjetruara. Me sa vë unë re, ka më shumë fleksibilitet tek shtetërori, por edhe privati meriton një kontroll pasi edhe ai duhet rregulluar”, - theksoi Gazmend Bejtja
Sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, nga kequshqyerja është vënë re një rritje e numrit të fëmijëve obezë në Shqipëri.
Por përveç kësajë kequshqyerja, sasia e pakët apo teprica ndikojnë negativisht në shëndetin e njerëzve.
“Pasojat e kequshqyerjes sjellin peshë të vogël në një moshë të vogël dhe më pas në moshat e mëdha zhvillohet edhe obeziteti”, - u shpreh Bejtja.
Udhëzuesi dietik do të rrisë kostot për ushqime në çerdhe, kopshte dhe shkolla dhe kjo mund të rrisë edhe tarifat mujore që paguhen nga prindërit.
Udhëzuesi dietik i përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Ushqimit do t’i rekomandohet të gjithë popullatës me qellim pakësimin e sëmundshmërisë akute me origjinë ushqimore dhe nga uji, si dhe sëmundjet kronike në të ardhmen si hipertensioni, sëmundjet kardio-vaskulare, diabeti, kanceri e të tjera.
Ministria e Mjedisit
Tiranë, ajri rezulton i pastër për katër tregues
Ajri në Tiranë rezulton të jetë i pastër për 4 nga treguesit më kryesorë të tij, NO2 (dioksid azoti), SO2 (dioksid squfuri), O3 (oksigjen), Pb (plumb), ndërkohë që 2 treguesit e tjerë, PM10 (grimca nën mikron) dhe LNP (lëndë e ngurtë pezull), janë të përmirësuar krahasuar me vitin 2007. Këto rezultate dolën pas monitorimit të ajrit, të kryer në 6 stacione në Tiranë, gjatë 6 muajve të parë 2008.
"Përmirësimi i treguesve të ajrit në Tiranë ka ardhur si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore, uljes së ndërtimeve, si dhe përmirësimit të cilësisë së karburanteve të importuara, që janë brenda normave të Bashkimit Evropian", - tha drejtorja e Agjencisë së Mjedisit dhe Pyjeve, Etleva Canaj.
Canaj u shpreh se "sipas monitorimit të kryer, 4 nga indikatorët më kryesorë të ajrit, NO2, SO2, O3, Pb në 6 stacionet e monitoruara në Tiranë, rezultojnë brenda normave të lejuara të standardit shqiptar dhe të Bashkimit Evropian".
Sipas saj, përmbajtja e pluhurave në ajrin urban PM10 (grimca nën mikron) dhe LNP (lëndë e ngurtë pezull), në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007, paraqitet me përmirësim. Kështu, në stacionin e monitorimit tek zona e “21 Dhjetorit”, norma 24-orëshe e PM10-ës në ajër, paraqitet 3 herë më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të 2007-s.
Në bazë të monitorimit të strukturës elementare të aerosolëve, ajri rezulton i pastër edhe nga përmbajtja e metaleve toksike (Pb, Cr, Ni dhe Zn).
Gjatë monitorimit të ajrit, në përzgjedhjen e stacioneve, u mor parasysh një përfaqësim sa më i mirë i cilësisë së ajrit urban.
ISKSH
Kontroll mjekëve për shërbimet që ofrojnë
Supervizioni mbështetës është forma e re që pritet të aplikohet për kontrollin e qendrave shëndetësore. Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, supervizioni aktual është i përqendruar kryesisht te individi, ndërsa forma e re, supervizioni mbështetës, bazohet tek kontrolli i plotë i qendrave shëndetësore.
Për ISKSH-në, kontrolli i aktivitetit të mjekut të familjes ka qenë dhe mbetet një nga faktorët kryesorë për sigurimin e shërbimeve shëndetësore të ofruara nga qendrat shëndetësore.
Burime nga ISKSH-ja thanë se "supervizioni mbështetës zgjeron fushën e deritashme të kontrollit, duke përfshirë vetëvlerësimin dhe vetë angazhimin e personelit të qendrës shëndetësore dhe të komunitetit në vazhdimësi, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore".
Ky supervizon, sipas tyre, nxit gjithashtu rezultatet cilësore nëpërmjet fuqizimit të komunikimit, përqendrimit në zgjidhjen e problemeve, mbështetje në drejtimin e qendrave shëndetësore për të monitoruar dhe përmirësuar performancën e tyre.
“Eksperienca e vendeve të ndryshme tregon që supervizioni mbështetës rezulton të jetë një nga mënyrat më efikase të përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe performancës së qendrave shëndetësore”, - nënvizuan burimet, sipas të cilave, çdo kontrollor do të vendosë si pikësynim kryesor përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, do të inspektojë të gjitha nivelet e stafit të qendrës shëndetësore, si dhe do të përpiqet të identifikojë dhe të zgjidhë problemet që shqetësojnë qendrën shëndetësore.
Përdorimi i praktikave të reja të kontrollit si listë-kontrollet, manualet ndihmuese të kontrollit klinik dhe planifikimi i kontrollit të qendrave shëndetësore, do të bëjë të mundur evidentimin e shumë problemeve në këto qendra dhe reduktim të kostos së shpenzimeve aktuale të kontrollit.