Konflikti për truallin në Gjepalaj
Konflikti për truallin në fshatin Gjepalaj në Komunën e Hardhishtës ka rrezikuar bllokimin e ndërtimit të një shkolle të re 9-vjeçare dhe djegien e fondit prej 250 milionë lekësh, i planifikuar nga Ministria e Arsimit për shkak të kalimit të afatit për përdorimin e kësaj shume. Si shkak për këtë është bërë një konflikt ndërmjet komunës dhe një familjeje të këtij fshati, të cilët pretendojnë pronësinë mbi truallin. E në këto kushte firma e ndërtimit e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e shkollës e ka pasur të pamundur kryerjen e punimeve.
Si ka nisur konflikti
Ai ka disa kohë që mban pezull zbatimin e projektit të shkollës së re. Mbi 500 fëmijë të Komunës Gjepalaj në Durrës edhe vitin e ardhshëm mësimor do ta zhvillojnë në shkollën e vjetër, e cila vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk plotëson asnjë kriter për të qenë e tillë. Ajo është ngritur në ish-hangarët e kooperativës, edhe pse Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion 250 milionë lekë për ndërtimin e një shkolle të re. Pas hartimit të projektit dhe akordimit të fondit u miratua edhe trualli mbi të cilin do të ngrihej ndërtesa. Komuna vendosi që godina e re të ndërtohej në vend të godinës së shkollës së vjetër, e cila ishte abandonuar për shkak të vjetërsisë dhe për disa vjet u adaptua për shkollë njëri prej hangarëve të ish-kooperativës. Pasi u zhvillua tenderi e u përcaktua firma e ndërtimit, kjo e fundit e pati të pamundur që të niste nga puna, pasi një familje e zonës nxori pretendimin se ajo është pronare e truallit mbi të cilin ishte vendosur ndërtimi i shkollës. Në këto kushte ka disa muaj që situata qëndron e bllokuar.
Reagimi
Alfred Greca, kreu i komunës Gjepalaj, deklaroi dhe paraqet si fakte një dosje me dokumente si dhe një certifikatë hipotekore, sipas të cilave, rezulton se komuna që ai drejton është pronare e një sipërfaqeje prej 25 mijë metrash katrorë, në të cilën bën pjesë edhe trualli i caktuar për shkollën e re. Madje, ai akuzon njërin prej pjesëtarëve të familjes, e cila pretendon pronësinë mbi truallin se ka abuzuar me truallin në kohën kur ka qenë kryetar komune. “Mbi këtë truall ai kryen biznes të paligjshëm për prodhimin e inerteve pa u pajisur me licencë”, - thotë Greca. Por nga ana e saj, familja Elezi pretendon pronësinë mbi truall. Fatmir Elezi, ish-kreu i komunës në periudhën 2003-2007, deklaroi se “këtë tokë e ka lënë trashëgim babai dhe se çështja është në gjykatë për zgjidhje”. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes kanë hyrë edhe institucionet e Drejtorisë Arsimore si dhe policia, por megjithatë firma e ndërtimit “Lala” sh.p.k. nuk është lejuar të nisë punimet dhe ata që e pësojnë janë fëmijët e fshatit, të cilët do të vazhdojnë të mësojnë në një karakatinë të kohës së shkuar.