Provimi; Studentja tenton të mbytet në det
Kishte dy provime që merrte nota jokaluese, por me sa duket zhgënjimi edhe në provimin e tretë ka bërë që një studente e vitit të katërt në Fakultetin e Ekonomi-Biznesit në qytetin e Vlorës të mos e kapërdijë dot lehtë një gjë të tillë. E reja ka tentuar të mbytet në thellësitë e Adriatikut, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e rojës bregdetare ka mundur ta shpëtojë duke e nxjerrë në breg të renë
Një vajzë e re, studente në Fakultetin e Ekonomi-Biznesit në Universitetin e Vlorës ka tentuar t’i japë fund jetës duke u përpjekur të mbytej. Gjithçka, vetëm e vetëm pasi e reja kishte mësuar se nuk kishte marrë notë kaluese në provimin e fakultetit ku studionte.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:30 në qytetin bregdetar të Vlorës, kur A.H., 22 vjeçe, lindur e banuese në lagjen “1 Maji” të këtij qyteti, është parë duke notuar në det drejt thellësisë, pak orë pasi mësoi se kishte humbur në provimet e fakultetit.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga burime të rojës kufitare bregdetare, të cilat pohuan për ngjarjen se punonjës të saj pikasën largimin e 22-vjeçares në drejtim të avancuar të thellësisë së detit dhe u vërsulën të ndalin një përpjekje të dyshuar vetëmbytjeje apo mbytjeje aksidentale.
“Ne i ofruam vajzës një xhup shpëtimi kur iu afruam në thellësi të detit, por ajo refuzoi ta marrë”, - pohuan gjatë ditës së djeshme kufitarët që morën pjesë në aksionin për shpëtimin e 22-vjeçares.
Sipas tyre, “në këto momente, u detyruam të këmbëngulim dhe e morëm vajzën duke e ngjitur në motovedetën kufitare ku vazhdimisht ajo qante me dënesë”.
Menjëherë pas daljes në breg, për shkak se gjendja e vajzës paraqitej jo e mirë, ajo është dërguar me makinat e policisë kufitare, në spitalin vendor, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Vajza e re është marrë në pyetje nga forcat policore të komisariatit të Vlorës. Ajo ka treguar se ishte studente në vitin e katërt të degës së Ekonomi-Biznesit.
Ajo ka thënë gjithashtu se kishte ngelur në tre provime lëndësh, ku një prej tyre e kishte humbur pikërisht dje dhe për këtë arsye ndihej në faj pasi nuk kishte arritur të diplomohej.
Ndërkohë, ngjarja po hetohet nga policia vlonjate e cila ka marrë në pyetje studenten 22-vjeçare të Fakultetit të Ekonomisë.
Sipas konkluzioneve të hetimeve të para të ekspertëve të policisë, vajza dyshohet se e ka ndërmarrë një veprim të tillë nga sedra e fortë që kishte pasur pas notës negative të provimit të lëndës.
Ndërkohë, policia tha se ky është një rast i përsëritur i incidenteve të tilla në Vlorë. Rreth shtatë muaj më parë, po në këtë qytet, një tjetër vajzë studente u përpoq t’i japë fund jetës duke u vetëmbytur.