Veriu KFOR heq barrikadat serbet i ngrene

KFOR-i po vazhdon edhe sot operacionin për largimin e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës. Mëngjesin e sotëm KFOR-i ka larguar një barrikadë që ishte vendosur nga strukturat paralele pranë urës së Zupqit, duke bërë kështu të mundur qarkullimin në urën e bllokuar që prej disa javësh, e cila të çon në fshatin Kushtovë të banuar me shqiptarë. Si kundër-reagim ndaj heqjes së kësaj barrikade, serbët kanë përforcuar një barrikadë tjetër që gjendej më pranë fshatit Zupq.
Policia e Kosovës e vlerëson të qetë por të tensionuar situatën një ditë pas fillimit të aksionit për largimin e barrikadave. Zëdhënësi Hoti tha se serbët kanë qëndruar gjatë gjithë natës pranë barrikadave në veri, për të kundërshtuar largimin e tyre. Por ai thotë e KFOR-i ka qenë mjaft i kujdesshëm gjatë aksionit të ndërmarrë për largimin e barrikadave.
Në fshatin Zupq të Komunës së Zubin Potokut ka qëndruar edhe Komandanti i KFOR-it Erhard Dreës, i cili u ka thënë serbëve të mbledhur pranë barrikadës që gjendet në rrugën kryesore të këtij fshati se sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është përgjegjës që të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë dhe se do ta bëjë këtë. Dreës u ka thënë protestuesve serbë se nuk ka asgjë kundër që njerëzit të protestojnë në mënyrë paqësore, por ka përsëritur se KFOR-i është i detyruar që të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë, përfshirë edhe misionit të EULEX-it.
Sala Mustafa Azhornuar së fundi ( e premte , 21 tetor 2011 )