E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenimet e sigurise ne Shtetet e Bashkuara dhe 11 shtatori

Zyrtaret amerikane te sigurimit kane shtuar perpjekjet per te kapur veprime te mundshme terroriste para 10 vjetorit te 11 shtatorit 2001.

Agjencite amerikane te rendit po perforcojne sigurine ne objekte qe mund te jene objektiva te terrorizmit. Ne qytetin e Nju Jorkut nje anije policore te patrullimit e afta te diktoje arme berthamore monitorojne anijet dhe oficeret inspektojne poshte Ures se Bruklinit. Megjithese nuk ka patur kercenime specifike policia i merr seriozisht keto patrullime.

Masat e shtuara te sigurise zbatohen ndersa vendi kujton 10 vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit. Ndersa Departamenti i Sigurise Kombetare thote se nuk ka asnje dokumentacion specifik per komplot nga al-Kaida drejtuesi i vrare i grupit Osama bin Laden thuhet se kerkonte operative qe te fluturonin avione te vegjel ne aktivitete sportive me rastin e ketij pervjetori. Brad Garrett ka qene agjent i FBI-se kunder terrorizmit.

Kemi shume aeroporte te vogla dhe mund te fluturosh nen radare keshtu qe eshte dicka e mundur.

Udheheqesi i ri i Al-Kaides Ayman al-Zavahiri shfaqet gjithashtu ne disa video duke bere thirrje per sulme kunder objektivave amerikane dhe duke kerkuar mbeshtetjen e myslimaneve per kauzen e tij.

Nuk eshte koha per te rene ne vetekenaqesi. Ne fakt ne kete dritare qe al-Kaida po mundohet te shfrytezoje ne duhet te perpiqemi te parandalojme sulmin tjeter.

Frank Cilluffo eshte drejtor i Institutit te Politikave te Sigurimit Kombetar ne Universitetin George Washington. Ai thote se deget e Al-Kaides ne Jemen dhe Somali mund te luajne rol ne nje sulm te mundshem ne toke amerikane.

Ka nje numer luftetaresh te huaj qe kane shkuar ne Jemen me degen e  Al-Kaides dhe ne Somali me Al-Shababin dhe kjo sigurisht perben nje shqetesim nga pikepamja e sigurise.

Ekspertet kunder terrorizmit thone se al-Kaida ne gadishullin arabik besohet te kete qene pas komploteve te deshtuara per te hedhur ne ere avione amerikane. Qe nga zbulimi i ketyre komploteve siguria ne aeroporte eshte rritur. Jonathan Broder me grupin Congressional Quarterly thote se siguria duhet te rritet gjithashtu edhe ne trena

Ne trena dhe sherbimet e tjera te transportit nuk ka ate lloj sigurie si ne aeroporte.

Keto dite ka police shtese qe patrullojne nyjet kombetare te transportit. Sistemet e tranzitit kane filluar te kontrollojne cantat e pasagjereve dhe policia thote se ka me shume agjente te rendit ne trena.

Analiste te tjere te anti-terrorizmit thone se menyra me e mire per te mbrojtur Shtetet e Bashkuara eshte duke shtuar me shume sigurine dhe duke zgjeruar monitorimin e zbulimit per te ndalur terroristet para se ata te ndermarrin nje sulm tjeter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›