SHBA Autoritetet vazhdojne hetimet per kercenimin per sulme terroriste

Sekretarja amerikane e Sigurise Kombetare Janet Napolitano po i ben thirrje amerikaneve te jene vigjilente dhe te njoftojne autoritetet per cdo aktivitet te dyshimte nderkohe qe hetimet vazhdojne per ate qe autoritetet thone se eshte nje kercenim i besueshem por i pakonfirmuar terrorist qe eshte planifikuar te perkoje me 10 vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtator 2001.
Ne Nju Jork jane ngritur postblloqe ne te gjitha urat dhe tunelet ne hyrje dhe dalje te Manhatanit. Ne stacionet e trenave eshte shtuar prania e policise dhe po zhvillohen kontrolle te rastit.
Ne nje deklarat te bere dje sekretarja Napolitano tha se autoritetet federale po punojne ne zbatimin e sic tha ajo masave te dukshme dhe te padukshme per te shmangur cdo rrezik. Por ajo tha se mbrojtja e Shteteve te Bashkuara eshte nje pergjegjesi e perbashket dhe te gjithe banoret mund te luajne nje rol.
Disa hollesi jane publikuar ne lidhje me natyren e kercenimit por Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton la te kuptohet se al-Kaida mund te jete pas ketij kercenimi.
Gjate nje fjalimi kunder terrorizmit dje ne Nju Jork ajo e pershkruajti kercenimin si nje njoftim se al-Kaida perseri po kerkon te demtoje amerikanet dhe ne vecanti objektivat ne Nju Jork dhe Uashington.
Ne jemi duke marre seriozisht kete kercenim. Autoritetet federale shteterore dhe lokale jane duke marre te gjitha hapat per trajtimin e ketij kercenimi. Dhe sigurisht duke e bere ate publik sic eshte bere dje ne synojme angazhimin e miliona amerikaneve ne Nju Jork qe te jene sy hapur dhe vigjilente.
Autoritetet ne te dy keto qytete thone se kane rritur personelin e policise per ditet e ardhshme por se rreziku i nje sulmi nuk do te nderpres ceremonite qe do te mbahen neser per nder te 10 vjetorit te sulmeve te 11 shtatorit 2001.
Te premten Kryetari i Bashkise se Nju Jorkut Michael Bloomberg udhetoi me tren per tu treguar banoreve se Nju Jorku eshte i sigurt dhe ata duhet te vazhdojne jeten e tyre normale.
Nuk duhet te lejoni al-Kaiden apo ndonje organizat tjeter terroriste tju marri lirite tuaja pa bere asnje te shtene. shte thjesht qesharake. Te jeni te sigurt se shume gjera qe per ata jane kercenuese jane gjera qe ne vazhdojme ti bejme flasim lirisht lutemi ku ne duam te lutemi jemi pergjegjes per fatin tone sigurohuni qe te gjithe ata qe jetojne ne shoqerine tone te gezojne te njejtat te drejta dhe privilegje.
Shtepia e Bardhe thote se kercenimi me i ri terrorist nuk ka ndryshuar planet e presidentit Barak Obama per te perkujtuar pervjetorin e 11 shtatorit 2001. Presidenti Obama te dielen ka ne plan te vizitoj vendet qe jane goditur nga terroristet me 11 shtator 2011 ne Nju Jork Pentagon dhe ne Shanksville te Pensilvanise.