Veriu si Catalunya Feith Te marre status autonomie

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith sheh si zgjidhje afatgjatë për veriun e Kosovës, një status autonom për këtë pjesë. Duke folur për EU Observer, në vazhdën e ngjarjeve të fundit në very të Kosovës dhe vrasjes së policit Enver ZYmberi, Feith ka sjellë në vëmendjen shembullin e Katalunjës në Spanjë.
“Ahtisari Plus”, sipas tij, do të ishte zgjidhja afatgjatë. “Në spanjë, kemi Katalonjën për shembull, pjesë e Spanjës dhe njëkohësisht autonomë”, thotë faith në intervistën e tij, por pa dhënë detaje sesa larg planit origjinal të Ahtisarit, që parasheh autonomi për cështje tërësisht locale, janë të gatshme të shkojnë vendet që sponsoriojnë zyrën që ai drejton.
Feith e sheh vrasjen e policit Enver Zymberi si një mundësi që duhet shfrytëzuar për ndryshim, “Ishte si të tundje një pemë dhe ndoshta dicka e mirë mund të bjerë prej saj”, thotë ai duke iu referuar vendimit të Prishtinës për misionin special në very. Sipas diplomatit hollandez, nuk ka gjasa që situate të kthehet sic ka qenë.
Feith ngre lart palën kosovare për vetëpërmbajtjen dhe këshillon Prishtinën të punojë më shumë për rritjen e besimit të serbëve tek qeveria. Eulex-I sipas tij, duhet të rrisë aktitivitetin në very dhe ai kërkon arrestimin e përgjegjësve për ngjarjet e 25 korrikut.
Por, Feith thekson se i takon Serbisë, aspirante për në BE të luajë rolin më të madh duke përdorur influencën massive që ka në pjesën veriore të Kosovës dhe të bëjë paqe.Duke zgjeruar analizën në rajon, faith vëren se serbët në Bosnjë dhe shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi po shikojnë se çka do të ndodhë në Kosovë në rast se kjo mund të ketë implikime për integritetin territorial të vendeve ku ata jetojnë.
Juli Prifti