E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënimi i Karzait: Do bashkohem me talebanët



Shtohen tensionet ndërmjet presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kreu i shtetit afgan përpara ligjvënësve afganë, sipas së cilave Karzai ka deklaruar se do t'i bashkohet kryengritësve talebanë nëse vazhdojnë presionet nga perëndimi.
Nga ana tjetër Hamid Karzai nuk është tërhequr nga qëndrimet e tij, ku akuzon të huajt se kanë korruptuar dhe kërcënuar punonjësit zgjedhorë, në mënyrë që të kishte keqpërdorim të votës në zgjedhjet e fundit presidenciale. Shtëpia e Bardhë i ka përkufizuar si "false" deklaratat e fundit të presidentit afgan karzai, lidhur me mashtrimet e perëndimorëve në zgjedhjet në Afganistan. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs ka shprehur shqetësimin lidhur me këto deklarata të lancuara kundrejt OKB-së dhe SHBA-së, duke thënë se janë të pabaza. Pavarësisht këtyre, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se një takim i parashikuar të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë ne muajin maj, ndërmjet presidentit Barack Obama dhe Karzait, mbetet gjithësesi në program.
Në të tjera zhvillime nga Afganistani, dhjetë kryengritës u vranë gjatë një operacioni ushtarak të NATO-s në lindje të Afganistanit. Ndërkaq presidenti afgan Hamid Karzai po ndjek sërish një kurs konfrontimi me Perëndimin. Gjatë një takimi me kryetarë fisesh, Karzai kërcënoi se do të bllokojë një ofensivë të planfikuar të NATO-s në qershor kundër talibanëve në rajonin e Kandaharit. Karzai tha se do të vendosë veton nëse operacioni nuk mbështetet nga popullsia lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›