E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 6 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe


Britania e madhe do të votojë për qeverinë e ardhshme të vendit në 6 ma. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Gordon Brown pasi është takuar me mbretëreshën Elizabeth në Bakingam Palace. Mbretëresha ka pranuar shpërndarjen e parlamentit. Brown është takuar me ministrat e kabinetit mëngjesin e së martës para se t'i kërkojë parlamentit që të shpërndahet në 12 prill. Në sondazhet e fundit, kryeministri Brown dhe Partia e tij Laburiste kanë shënuar rezultate më të dobëta se Partia Konservatore. E nëse ndodh kështu, Laburistët mund të humbasin pushtetin pas 13 vitesh, por aktualisht asnjëra prej këtyre dy partive të mëdha nuk mund të llogarisë me shumicën e duhur të mandateve për krijimin e qeverisë. Atyre u duhet ndonjë partner për krijimin e koalicionit qeveritar, që do të ishte koalicioni i parë në Britani të Madhe, që prej vitit 1974. Në këtë vend tani më ka filluar edhe fushata parazgjedhore, ku kandidatët kryesor Gordon Brown dhe David Cameron akuzojnë njëri tjetrin. Lideri i konservatorëve Cameron akuzoi kabinetin qeveritar se nuk ka asnjë përgjigje. "Asnjë përgjigje, mashtrime të pafundshme, asnjë informacion dhe përgjigje në pyetjet konkrete. Kur do të vijë koha e largimit të ministrave të paaftë?". Ndërsa kryeministri Brown në një prej paraqitjeve të fundit akuzoi liderin aktualopozitar. "Cameron gabon në qëndrimet e tij për çështjet ekonomike. Gabime dhe vetëm gabime", theksoi Brown. Zgjedhjet, të cilat ka gjasa të dominohen nga çështjet si taksat dhe shpenzimet pas recesionit global, do të shohin partinë Laburiste të përpiqet të marrë një mandat të katërt për herë të parë në histori. Partia kryesore e opozitës, ajo Konservatore do të ketë nevojë për një diferencë të madhe votash në 60 vitet e fundit për të fituar një shumicë. Partia Laburiste do të jetë përballë sfidës më të vjetër politike në botë, ndjenjës se është koha për ndryshim. Por që të gjitha partitë do të jenë përballë një elektorati të lënduar, të zemëruar dhe që nuk ka besim tek politikanët pas skandalit me shpenzimet e deputetëve dhe tatëpjeta ekonomike e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›