E Diel, 1 Nëntor 2026

Videoja: Vrasja e 12 civilëve, mes tyre dhe gazetari i Reuters


Një video sekrete e ushtrisë amerikane, në të cilën shfaqet sulmi i një helikopteri Apash në Bagdad, është publikuar në internet nga një grup që synon të luftojë korrupsionin e qeverisë dhe të korporatave. Bëhet fjalë për një sulm të ndërmarrë në 12 korrik të 2007, ku u vranë dhjetëra civilë, mes të cilëve dhe dy nga pjestarët e ekipit të agjencisë Reuters. Videoja është publikuar nga website WikiLeaks. Sipas burimeve ushtarake, asokohe teleobjektivët e personave të vrarë ishin ngatërruar me pajisje luftarake, për raketëhedhës. Nga ky sulm humbën jetën Namir Noor Eldeen, reporter i Reuters në Bagdad, shoferi i tij Said Chmagh, dhe 10 persona të tjerë. Pilotët e helikopterit Apache ngatërruan teleobjektivët e gjatë të aparateve fotografike me raketëhedhësit dhe për këtë arsye, hapën zjarr ndaj civilëve. Ky episod është dokumentuar nga një video e regjistruar nga kamera e mjetit fluturues që po fluturonte në Bagdat. Raportohet gjithashtu sipas versionit zyrtar, se dy helikopterë, ndërhynë për të mbrojtur patrullën amerikane. Por nga imazhet, nuk shihet asnjë shenjë për të shtëna. Pas kësaj ngjarjeje, Reuters i kërkoi pentagonit pamjet filmike, por për këtë nuk kishte marrë përgjigje. Kështu, te hënën, website "Wikileaks.org" publikoi një kopje të materialit duke bërë të ditur se e kishte marrë nga një burim i brendshëm.
Pamjet filmike tregojnë një grup personash që po ecin në njërën prej rrugëve të Bagdatit e ndërmjet tyre Eldeen dhe Chmagh që mbajnë një objekt mbi shpinë. Pilotët besojnë se bëhet fjalë për Rpg, hedhës raketash anti-makinave. Pak më tej, duken dy persona që gjithashtu kanë në krah të tejra sende, që ngjasojnë me armë zjarri të tipit pushkë. Nga ky moment, grupi bëhet shënjestër e pilotëve , e pas pak minutash, nisin të shtënat dhe ndodh tragjedia. Në përgjigje të këtyre ngjarjeve, komanda amerikane shpërndan një raport të shkrutër ku saktëson se dy punonjësit e reuters nuk bënë asgjë për t'u njohur si gazetarë. Hetimi i Pentagonit u përmbyll pas asnjë penalitet për pilotët, pasi nuk ishin në dijeni se personat në fjalë ishin reporterë. Megjithatë Pentagoni shprehu keqardhjen për humbjen e jetëve të civilëve .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›