Obama, sot raporti për politikën nukleare të SHBA

Presidenti amerikan, Barak Obama do të bëjë publike gjatë ditës strategjinë e administratës së tij lidhur me armët bërthamore. Mediat amerikane raportojnë se dokumenti që do të paraqitet thekson si qëllim të vetëm të armëve bërthamore që të pengojnë apo t’i përgjigjen një sulmi bërthamor.
Plani i ri kufizon në mënyrë të ndjeshme rastet kur Shtetet e Bashkuara mund të përdorin këto armë e përjashton kundërpërgjigjen e forcave amerikane me armë biologjike, kimike apo konvencionale.
Ushtria amerikane nuk lejohet gjithashtu të përdorë armë bërthamore kundër shteteve që nuk prodhojnë apo posedojnë të tilla ndonëse nga marrëveshja përjashtohen vende që shkelin traktatin kundër armëve bërthamore të tilla si Irani apo Koreja e Veriut.
Strategjia pritet që të hedhë poshtë çdo mundësi që Shtetet e Bashkuara të zhvillojnë armë bërthamore. Strategjia për armët bërthamore i kërkohet çdo administrate amerikane nga Kongresi < I mëparshmi