SHBA, 25 viktima nga shpërthimi në një minierë
Si pasojë e një shpërthimi në një minierë, në shtetin amerikan të Uest Virxhinias, në SHBA, kanë humbur jetën të paktën 25 minatorë, ndërsa nuk dihet ende fati i katër të tjerëve që janë deklaruar të zhdukur. Kjo ngjarje e orëve të fundit, shënon edhe aksidentin më vdekjeprurës për minierat amerikane që nga viti 1984. Aksidenti në Uest Virxhinia ndodhi në orën 16.30 sipas orës lokale, në një minierë që ishte në pronësi të Massey Energy dhe që ndodhet në Montcoal, rreth 50 km në jug të kryeqendrës të kësaj zone, Charleston. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë skuadrat e shpëtimit duke tentuar të rekuperonon trupat e viktimave, të plagosurit, por duke u përpjekur të gjenin edhe 4 mintaroët e zhdukur. Sipas burimeve nga zyrtarë të minierës, në brendësi të saj ka dy magazina me ushqim, ujë dhe ajër, të mjaftueshme për të jetuar 4 ditë. Minatorët po largoheshin nga vendi i punës e ndodheshin në bordin e njërit prej mjeteve të transportit kur ndodhi aksidenti. Miniera ka prodhuar 1.2 milion ton qymyr në 2009 dhe ka një kontigjent punëtorësh prej rreth 200 personash. Presidenti amerikan Barack Obama i ka telefonuar në mbrëmje guvernatorit të Virxhinias perëndimore, Joe Manchin, për t'i shprehur ngushëllimet e tij dhe për t'i ofruar ndihmë, bën të ditur zëdhënësi i shtëpisë së bardhë, Robert Gibbs, nëpërmjet rrejtit social Tëitter. Incidentete në minierat e qymyrit kanë provokuar në vend , 18 të vdekur në 2009, 30 në 2008, 34 në 2007 dhe 47 në 2006. Këtë vit, 12 minatorë kanë vdekur në Tallmansville, në Virxhinian perëndimore.