E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Sejdiu ngushëlloi presidentin Obama


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta për fatkeqësinë e rëndë që ndodhi të hënën në Raleigh County, West Virginia, si pasojë e një shpërthimi në një minierë, ku humbën jetën e 25 minatorë amerikanë dhe disa të tjerë u plagosën.

"Ju shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t'ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të bashkëqytetarëve Tuaj, si pasojë e shpërthimit tragjik në minierën e Raleigh County të ëest Virginia-s", thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu.
"Populli i Kosovës është me Ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet, të cilat i humbën më të dashurit e tyre. Po ashtu, urojmë që të plagosurit të shërohen sa më parë. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›