Fostoksine e lares rrobash dy vetehelmime ne nje dite
Nga konsumimi i 6 kokrrave bar miu ka gjetur vdekjen nje 47-vjecar nga Burreli ndersa ne gjendje te rende ndodhet nje 19-vjecare nga Elbasani. Burime te policise se Matit bene te ditur se viktima e radhes e fostoksines eshte Hysni Sula lindur ne fshatin Midhe te komunes Komsi dhe banues ne lagjen Pjeter Budi Burrel. Ai kishte gelltitur ne fshehtesi nga familjaret sasine e madhe te lendes helmuese. Sapo eshte diktuar nga njerezit e tij te aferm eshte derguar me shpejtesi ne spitalin Xhavit Mara te Burrelit. Per shkak te gjendjes se rende mjeket kane
sugjeruar dergimin e tij ne Tirane. Shume shpejt ne qytetin e Burrelit ka mberritur nje helikopter i Ministrise se Shendetesise por mesohet se pak ore pas dergimit ne Spitalin Ushtarak babai i tre femijeve ka nderruar jete. Policia tha se kishte marre ne pyetje bashkeshorten dhe familjare te tjere te tij por ende nuk dihen shkaqet e konsumit te helmit me qellim veteflijimin. Grupi hetimor po vazhdon verifikimet per te percaktuar arsyet qe e shtyne 47-vjecarin drejt vendimit ekstrem.
Po mister kane mbetur dhe motivet e vetehelmimit te se rese nga fshati Paper i Elbasanit. Vajza me inicialet E.Gj. mesohet se kishte konsumuar detergjent te lengshem qe perdoret per larjen e rrobave. Lajmi eshte konfirmuar dje nga zedhenesja e policise se Elbasanit Valbona Begu sipas se ciles nga verifikimet e para rezulton se behet fjale per vetehelmim te qellimshem nga ana e se rese. Kane qene familjaret e vajzes ata qe kane pikasur 19-vjecaren ne gjendje te rende pak kohe pasi kishte filluar te shfaqte shenjat e para pas konsumit te laresit te rrobave. Ata e kane derguar vajzen ne urgjencen e spitalit kirurgjik te Elbasanit ku dhe ne kete rast per shkak te situates kritike qe paraqiste e helmuara mjeket i kane dhene ndihmen e pare dhe disa ore me vone kane vendosur ta dergojne ate drejt Qendres Spitalore Nene Tereza ne Tirane per mjekim me te specializuar. Nderkohe policia nisi menjehere hetimet mbi ngjarjen dhe ka mundur te mbledhe deshmite e te afermve me qellim zbardhjen e ngjarjes qe i rrezikoi jeten 19-vjecares. Mesohet nga grupi hetimor se ekspertet e policise po punojne ne dy pista ne ate se vajza ka konsumuar laresin e rrobave per shkak te ceshtjeve personale te saj dhe ne tjetren ate mbi shkaqet ekonomike te familjes. Pritet qe pas permiresimit te gjendjes se te rese policia te marre dhe deshmine e plote te saj.