E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao refuzon Chelsean

Objektivi i Chelseas, Falcao ka insistuar se dëshiron të mbetet në Atletico Madrid. Ylli kolumbian tashmë një kohë të gjatë spekulohet me transferim në Stamford Bridge, por ai është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Vicente Calderon.

“Chelsea ose Manchester United? Preferoj të mbetem me Atleticon. Synoj të vazhdoj këtu sepse kam edhe katër vjet kontratë. Mundohem të injoroj spekulimet. Udhëheqësit e klubit janë ata që marrin vendime”, deklaroi Falcao për RCN Radio.

26 vjeçari me golat e tij i ndihmoi Atleticos të triumfojë në Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›