Kërcënimi i egjiptianit, nga celularë të "vdekurish"
Mesazhet kërcënuese që u
regjistruan në numrin e
bashkëshortes së egjiptianit,
Ehat Shukri Saad, drejtor i
Bankës së Bashkuar Shqiptare, me
seli në Tiranë, janë dërguar nga
numra të telefonisë celulare që
janë regjistruar me certifikata të
falsifikuara. Personat që kanë
ideuar gjobëvënien, disa ditë para
se të kryenin veprimin, kanë
tërhequr nga "tregu i zi" certifikata
të falsifikuara, që mbanin emra
të personave që kishin ndërruar
jetë. Me këto numra, ata kanë dërguar
tekste kërcënuese në celularin
e bashkëshortes së Almara
Saad, duke i thënë se, nëse nuk do
të dorëzonin shumën e kërkuar (85
mijë euro), do të vrisnin atë dhe
vajzën e vetme. Lajmi bëhet i ditur
nga burime pranë Prokurorisë së
Krimeve të Rënda, sipas së cilës,
nga hetimet paraprake deri tani
nuk ka ndonjë person të dyshuar
për gjobëvënien. Gjithsesi, hetimet
tani për tani janë përqendruar
në origjinën e certifikatave.
Dosja në polici
Verifikimet e para hetimore për
gjobëvënien ndaj drejtorit të
bankës në Tiranë nuk kanë "zbuluar"
asnjë të dyshuar, çka i ka
"detyruar" hetuesit e Krimeve të
Rënda të kthejnë dosjen hetimore
për plotësime të mëtejshme në
polici. Gjatë hetimeve në prokurori
janë marrë në pyetje Ehat Shukri
Saad dhe bashkëshortja e tij, Almara,
të cilët kanë treguar për rrethanat
dhe si i kanë marrë mesazhet
kërcënuese. Sipas tyre,
brenda 15 minutave kanë ardhur
tre mesazhe. Këmbëngulja e
gjobëvënësve ka bërë që çifti i
huaj rezident në Shqipëri të vendosë
që të kryejnë denoncim në
polici. Oficerët e policisë gjyqësore
regjistruan kallëzimin dhe të
nesërmen do të bënin edhe dorëzimin
e kontrolluar të shumës 85
mijë euro te gjobëvënësit. Por 30
minuta para se të bëhej operacioni,
personat kërcënues kanë fikur
telefonin, duke sjellë "dështimin"
e operacionit të policisë dhe
njëkohësisht tani për tani arrestimin
e tyre. Pas veprimeve të
para, në lojë është futur edhe
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e
cila ka kryer sërish të gjitha verifikimet.
Meqenëse nuk ka ndonjë
person të dyshuar, zyrtarët e
akuzës vendosën që të rikthejnë
për plotësime dosjen, pasi nuk ka
asnjë element për të vënë nën
akuzë ndonjë person. Të vetmit që
janë thirrur dhe shoqëruar në polici
dhe prokurori kanë qenë personat
që kanë pasur dijeni për numrin
e Almara Saad. Por, edhe ata
kanë mohuar në mënyrë kategorike
të kenë kërcënuar familjen
e egjiptianit.
Kërcënimi
Më datën 26 shkurt 2009, është
kërcënuar me jetën e tij dhe të
familjes, drejtori i një banke të njohur
në Shqipëri. Burime nga Drejtoria
e Policisë thanë se në polici
është paraqitur shtetasi i huaj,
Ehad Shukri Saad, 43 vjeç, lindur
në Kajro të Egjiptit, dhe banues në
rrugën "Muhamet Gjollesha",
pranë stadiumit "Dinamo". Ky person
ka deklaruar në polici se është
me punë drejtor ekzekutiv i një
banke të njohur në Shqipëri dhe
se familja e tij ishte kërcënuar me
jetë. Ai ka shpjeguar se më datën
24 shkurt, rreth orës 15:00, gruas
së tij, Almara Read, e cila ndodhej
në shtëpi, i kanë ardhur tri mesazhe
kërcënuese. Më tej, në den-
oncim, ka shpjeguar se mesazhet
ultimative janë çuar në numrin e
saj të celularit dhe të gjitha brenda
një afati prej 15 minutash. Sipas
së njëjtës dëshmi, ai fillimisht
nuk i ka vlerësuar këto mesazhe,
por më pas është frikësuar, kur në
një mesazh tjetër, është kërcënuar
se nëse nuk e dorëzonte
shumën e kërkuar, do ta vrisnin
atë, bashkëshorten dhe vajzën.
Ndërkohë, në një mesazh tjetër,
shpjegohej se ata nuk duhet të
njoftonin policinë, pasi ky do ishte
një veprim fatal për jetën e tyre.
Ndërsa në fund kanë kërkuar 85
mijë euro në shkëmbim të jetës së
tyre. Menjëherë, policia ka vlerësuar
në maksimum këtë ngjarje
dhe mësohet se ka nisur punën për
zbardhjen sa më të shpejtë të saj.
regjistruan në numrin e
bashkëshortes së egjiptianit,
Ehat Shukri Saad, drejtor i
Bankës së Bashkuar Shqiptare, me
seli në Tiranë, janë dërguar nga
numra të telefonisë celulare që
janë regjistruar me certifikata të
falsifikuara. Personat që kanë
ideuar gjobëvënien, disa ditë para
se të kryenin veprimin, kanë
tërhequr nga "tregu i zi" certifikata
të falsifikuara, që mbanin emra
të personave që kishin ndërruar
jetë. Me këto numra, ata kanë dërguar
tekste kërcënuese në celularin
e bashkëshortes së Almara
Saad, duke i thënë se, nëse nuk do
të dorëzonin shumën e kërkuar (85
mijë euro), do të vrisnin atë dhe
vajzën e vetme. Lajmi bëhet i ditur
nga burime pranë Prokurorisë së
Krimeve të Rënda, sipas së cilës,
nga hetimet paraprake deri tani
nuk ka ndonjë person të dyshuar
për gjobëvënien. Gjithsesi, hetimet
tani për tani janë përqendruar
në origjinën e certifikatave.
Dosja në polici
Verifikimet e para hetimore për
gjobëvënien ndaj drejtorit të
bankës në Tiranë nuk kanë "zbuluar"
asnjë të dyshuar, çka i ka
"detyruar" hetuesit e Krimeve të
Rënda të kthejnë dosjen hetimore
për plotësime të mëtejshme në
polici. Gjatë hetimeve në prokurori
janë marrë në pyetje Ehat Shukri
Saad dhe bashkëshortja e tij, Almara,
të cilët kanë treguar për rrethanat
dhe si i kanë marrë mesazhet
kërcënuese. Sipas tyre,
brenda 15 minutave kanë ardhur
tre mesazhe. Këmbëngulja e
gjobëvënësve ka bërë që çifti i
huaj rezident në Shqipëri të vendosë
që të kryejnë denoncim në
polici. Oficerët e policisë gjyqësore
regjistruan kallëzimin dhe të
nesërmen do të bënin edhe dorëzimin
e kontrolluar të shumës 85
mijë euro te gjobëvënësit. Por 30
minuta para se të bëhej operacioni,
personat kërcënues kanë fikur
telefonin, duke sjellë "dështimin"
e operacionit të policisë dhe
njëkohësisht tani për tani arrestimin
e tyre. Pas veprimeve të
para, në lojë është futur edhe
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e
cila ka kryer sërish të gjitha verifikimet.
Meqenëse nuk ka ndonjë
person të dyshuar, zyrtarët e
akuzës vendosën që të rikthejnë
për plotësime dosjen, pasi nuk ka
asnjë element për të vënë nën
akuzë ndonjë person. Të vetmit që
janë thirrur dhe shoqëruar në polici
dhe prokurori kanë qenë personat
që kanë pasur dijeni për numrin
e Almara Saad. Por, edhe ata
kanë mohuar në mënyrë kategorike
të kenë kërcënuar familjen
e egjiptianit.
Kërcënimi
Më datën 26 shkurt 2009, është
kërcënuar me jetën e tij dhe të
familjes, drejtori i një banke të njohur
në Shqipëri. Burime nga Drejtoria
e Policisë thanë se në polici
është paraqitur shtetasi i huaj,
Ehad Shukri Saad, 43 vjeç, lindur
në Kajro të Egjiptit, dhe banues në
rrugën "Muhamet Gjollesha",
pranë stadiumit "Dinamo". Ky person
ka deklaruar në polici se është
me punë drejtor ekzekutiv i një
banke të njohur në Shqipëri dhe
se familja e tij ishte kërcënuar me
jetë. Ai ka shpjeguar se më datën
24 shkurt, rreth orës 15:00, gruas
së tij, Almara Read, e cila ndodhej
në shtëpi, i kanë ardhur tri mesazhe
kërcënuese. Më tej, në den-
oncim, ka shpjeguar se mesazhet
ultimative janë çuar në numrin e
saj të celularit dhe të gjitha brenda
një afati prej 15 minutash. Sipas
së njëjtës dëshmi, ai fillimisht
nuk i ka vlerësuar këto mesazhe,
por më pas është frikësuar, kur në
një mesazh tjetër, është kërcënuar
se nëse nuk e dorëzonte
shumën e kërkuar, do ta vrisnin
atë, bashkëshorten dhe vajzën.
Ndërkohë, në një mesazh tjetër,
shpjegohej se ata nuk duhet të
njoftonin policinë, pasi ky do ishte
një veprim fatal për jetën e tyre.
Ndërsa në fund kanë kërkuar 85
mijë euro në shkëmbim të jetës së
tyre. Menjëherë, policia ka vlerësuar
në maksimum këtë ngjarje
dhe mësohet se ka nisur punën për
zbardhjen sa më të shpejtë të saj.