E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meryl Streep, një mbretëreshë 60-vjeçare

Streep e ka kaluar pjesën më të
madhe të jetës në bregun lindor
të Shteteve të Bashkuara dhe ka
qenë gjithmonë e kënaqur nga
zgjedhja që ka bërë. Edhe pse është një
nga artistet femra më të famshme e më
të vlerësuara të industrisë kinematografike
amerikane, ose të Hollivudit,
ajo thotë se për të Hollivudi është po
aq i huaj sa edhe për ata që nuk e kanë
parë kurrë. "Unë punoj prej 30 vitesh
në industrinë e fi lmit, në Hollivud, por
ai nuk ka të bëjë aspak me atë çka jam
në të vërtetë". Streep nuk e thotë këtë,
sepse mund të ndihet superiore apo fodulle,
por sepse vërtet ngjan fare pak me
personazhet kryesore të Hollivudit. Ka 4
fëmijë dhe një bashkëshort me të cilin ka
ndarë 30 vitet e fundit të jetës. Pikërisht
ky model jetese nuk është aspak në përputhje
me jetët e yjeve të tjerë. Zakonet
e hollivudianëve, ato të përditshmet dhe
të karrierës nuk janë vërtet pjesë e botës
së saj. Veprimet dhe zgjedhjet e Streep
kanë qenë gjithmonë të matura dhe pa
eksese. Marrim veshjen, për shembull.
Në një ditë të zakonshme atë do ta gjesh
me xhinse e bluza pambuku. Nuk mungojnë
kurrë syzet me ngjyrë, asnjëherë
të ekzagjeruara apo të stërmëdha, pavarësisht
modës. "Jetoj shumë thjesht
dhe nuk kam blerë kurrë veshje me
tepri". Të jesh përballë një personazhi
si Streep nuk mund ta bësh kurrë pa u
ndërgjegjësuar se para kujt ndodhesh.
Ajo është aktorja që ka marrë më shumë
kandidime "Oskari" se çdo aktor tjetër,
ka fi tuar 2 statuja, 23 kandidatura për
"Globin e Artë", 6 fi tore, 11 kandidatura
për çmimin "Bafta", një fitore. Asnjë
aktor tjetër nuk i afrohet për nga arritjet
profesionale. Më pas vijnë fi lmat, ata
dramatikët si "Zgjedhja e Sofi së" dhe
"Kramer kundër Kramer" që i dhuruan
"Oskarin". Për rolet e saj ajo është përgatitur
gjithmonë me një seriozitet dhe
skrupulozitet të jashtëzakonshëm. Për
shembull për fi lmin "Muzika e Zemrës"
mori shumë mësime violine dhe ia doli
të sillte një personazh të mrekullueshëm.
Këtë vit ajo mbush 60 vjeçe, edhe pse në
ballë e fytyrë i numërohen vetëm pak
rrudha. Në një intervistë të kohëve më
parë, kishte deklaruar se plakja i dukej
një akt suprem modestie dhe mençurie.
A ndihen edhe sot kësisoj? "I jam
shumë mirënjohëse Zotit që jam gjallë.
Di shumë njerëz që nuk kanë mundur ta
arrijnë moshën time. Ndiej mirënjohje.
"Streep ka 32 vjet që është bërë pjesë e
ekranit që nga debutimi i saj në " Xhulia
e Fred Zinneann" me Xhejn Fondën në
vitin 1977. A e ka çuar ndonjëherë ndër
mend pensionin? "Jo, vërtet. Në biznesin
tonë mund të presësh telefonatën për
punë edhe në moshë shumë të shkuar.
Nuk ka kurrë pension". Sigurisht që kjo
nuk vlen për të gjithë aktoret dhe sa për
Streep, ajo ka të drejtë. Telefoni i saj nuk
do të reshtë kurrë së rëni. Së fundi, ajo po
përjeton një tjetër sukses të sajin "Mama
Mia" një muzikal. Ky fi lm i dha një tjetër
kandidim për "Globin e Artë". Ky fi lm
është konsideruari si fi lmi që ka korrur
më shumë sukses e para, duke tejkaluar
edhe fi timet e fi lmit që mbante rekordin:
"Titanik". A ishte ky sukses një surprizë
për Streep "Jo për sa i përket Britanisë
së Madhe, ndërkohë që nuk prisja që të
kishte sukses të jashtëzakonshëm edhe
në Los Anxhelos". Ky fi lm së bashku me
fi lmin "Seksi dhe qyteti" risollën sërish
femrën dhe botën e saj në plan të parë.
"Pjesa më e madhe e vendimeve që
merren në industrinë kinematografi ke
bëhet nga meshkujt. Ata vendosin për
fi lmat duke u nisur nga ajo çka ata duan
të shohin ose më mirë nga ajo çka kanë
dashur të shohin në moshën 14-vjeçare".
Sipas saj, dominimi mashkullor e ka bërë
botën njëngjyrëshe dhe kjo nuk ndodh
vetëm në kinematografi . "Bota mashkullore
vendos kudo në politikë, biznes dhe
nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe
në Hollivud. Njerëzit mendojnë se nuk
ndihen mirë me gratë në krye të punëve,
kjo ndodh në spitale, korporata, universitete".
Megjithatë, këto 5 vitet e fundit,
Meril ka luajtur tre fi lma që kanë pasur
femrën në qendër të tyre, madje femrën
në pozicione të rëndësishme. Në njërin
syresh, ajo ishte senatore "Kandidati
Mançurian", në një tjetër shefe e CIA-s
dhe në fi lmin e fundit me Tom Kriuz një
reportere e zonja dhe e guximshme. Po
vetë a e ka çuar ndonjëherë nëpër mend
ndjekjen e karrierës politike? "Jo, jo. Nuk
kam dashur kurrë të merrem me politikë.
Zot i madh jo". Dhjetëvjeçari i fundit ka
qenë një ndër më të bukurit dhe më
intensivët e karrierës së saj profesionale
dhe mbi të gjitha shumëllojshmëria e
zhanreve ka qenë e madhe. Ka pasur
fi lma me kartonë, fi lma sentimentalë,
komedi e dramë. Duke parë gjithë këtë
prodhimtari e kuptojmë fare mirë se
përse Meril ka ende shumë plane për të
ardhmen. "Mendoj se rolet për gratë e
moshës sime janë më të egra, më ekstreme.
Protagonistet e komedive janë
gjithmonë gra të reja. Por unë gjithmonë
e kam menduar veten si aktore karakteresh
dramatikë. Edhe kur isha më e re
kam marrë role të vështira dhe shpesh
të çuditshëm që jo çdo lloj aktoreje do
t‘i preferonte. "Si shembull për këtë ajo
citon fi lmin e vitit 1988 "Thirrje në errësirë"
një tjetër kandidaturë për "Oskar".
Aty ajo luante rolin e një nëne të akuzuar
për vrasjen e foshnje së saj. "Jam shumë e
interesuar për jetët e njerëzve dhe veçanërisht
në jetët e vështira e dramatike".
Edhe fi lmi i fundit ka të bëjë me një
personazh të tillë. Streep interpreton
Motër Aloizën, një nënë-superiore e një
manastiri në Bronks në vitin 1964. Kur
motra e re, James, vë re një sjellje jo të
denjë mes një prifti të manastirit dhe
nxënësit të vetëm të zi të shkollës, ajo
vendos të akuzojë priftin për abuzim.
Në këtë moment nis një betejë e vërtetë
mes të dyve, një betejë ku përfshihet
morali, meditimi, besimi dhe mëkati.
Bëhet fjalë për një nga interpretimet më
të mira të Streep, sipas vetë vlerësimit të
saj dhe i ka të gjitha shanset për të qenë
një fi lm shumë i vlerësuar. "Personazhi
im ka një këndvështrim shumë bardhezi
për botën. Ajo nuk e ushtron pushtetin
përmes bindjes, por përmes frikës.
Thellë-thellë nuk mendon se kjo është
mënyra më e mirë për të bashkëpunuar
me njerëzit, por e ka bindur veten se
është më e efektshmja për t‘i mbajtur ata
të nënshtruar". Motër Aloiza përfaqëson
gardën e vjetër të murgeshave pedante
që ushtronin disiplinë në formën e
dhunës dhe që ishin të dëshpëruara për
epokën që po u mbaronte. Për Streep,
personazhi që interpreton është shumë
më i komplikuar se kaq. Edhe pse
murgesha e bën në mënyrën më të keqe
të mundshme detyrën e saj, ajo brenda
vetes niset nga qëllimi që po bën gjënë
më të drejtë për edukimin e mbarë të
brezit të ri. Pasioni i parë i Streep ka
qenë kënga. "Kam pasur një mësuese
të mrekullueshme që na bëri të gjithë
në klasë të binim në dashuri me të dhe
me muzikën. Prej saj për shumë kohë
ëndërroja të bëhesha këngëtare lirike.
Streep kujton se adoleshenca i kaloi
shumë e qetë. Ajo jetonte me prindërit e
saj dhe dy vëllezërit më të vegjël. Vetëm
në moshën 15 vjeçe nisi pak nga pak të
dalë nga guaska. Me kalimin e kohës
nisi të lyente fl okët dhe të ëndërronte.
Studimet e mëtejshme i vazhdoi për
muzikë për t‘u përqendruar më pas përfundimisht
te drama me të cilën u lidh
përfundimisht dhe pazgjidhshmërisht.
Shumë gjëra ndryshuan në jetën e Streep
që nga ditët e para të adoleshencës me
përjashtim të një vlere të cilës ajo i është
falur gjithmonë: familjes. Ajo u martua
me një aktor, Xhon Kazalen, i njohur për
një rol të tijin në fi lmin "Kumbari", por
kjo martesë mbaroi në fatkeqësi, pasi
Kazale vdiq shumë shpejt nga kanceri.
Streep ishte pranë tij deri në momentin
e fundit. Më pas, krejt rastësisht u njoh
me njeriun me të cilin jeton edhe sot e
kësaj dite që është edhe babai i fëmijëve
të saj. Ai quhet Don Gummer, është
skulptor dhe ishte një mik i vëllait të saj.
Gjashtë muaj pas njohjes, ata u martuan
dhe janë ende sot së bashku. Cili është
suksesi i martesës së tyre: "I kemi dhënë
njëri-tjetrit lirinë për të jetuar jetët tona
dhe për të kultivuar pasionet. Im shoq
është i pasionuar pas golfi t, ndërsa unë
pas fi lmave dhe kinemasë". Streep ka 4
fëmijë Henri, 29 vjeç, Mamie, 25, Grejs,
22 dhe Luiza 17. "Jetën e kam kaluar duke
rritur fëmijët dhe duke bërë fi lma. Vetëm
gjatë 18 muajve të fundit kam luajtur
në 6 fi lma, por familja ka precedencën.
Gjithmonë mendoj për familjen kur
duhet të marr një vendim që ka të bëjë
me karrierën time, megjithatë kam pasur
edhe shumë fat".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›