Trafiqet me Malin e Zi, Prençi takohet me Veljoviç
Lufta ndaj trafikut të drogës e
për shumë krime të tjera
ndërkufitare pritet të ketë
goditje të tjera të përbashkëta mes
Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sinjali
vjen nga një takim që kreu i policisë
shqiptare ka pasur dje me
homologun malazez, ku kanë diskutuar
për disa çështje të përbashkëta
pune. Takimi u zhvillua
në ambientet e Ministrisë së
Brendshme të Malit të Zi dhe
kishte si qëllim thellimin e mëtejshëm
të bashkëpunimit policor
ndërmjet dy vendeve. Në përfundim
të bisedimeve, drejtuesit e
lartë të policive të të dyja vendeve
zhvilluan një konferencë të përbashkët
për shtyp. Në konferencë,
duke marrë shkas nga operacioni
i përbashkët i zhvilluar
ndërmjet policisë shqiptare dhe
asaj malazeze më datë 26 shkurt,
Ahmet Prençi dhe Veselin Veljoviç,
konfirmuan edhe një herë bashkëpunimin
midis dy policive në
luftën kundër krimit dhe trafiqeve
të paligjshme. "Bashkëpunimi
ynë konsiston në operacione
dypalëshe dhe patrulla të përbashkëta
ndërkufitare, të cilat
dhanë rezultatet e tyre tepër eficente
në goditjen e rrjetit kriminal,
ku u arrestuan 25 shtetas dhe u
kap një sasi e konsiderueshme
lëndësh narkotike", u shpreh kreu
i policisë malazeze.
për shumë krime të tjera
ndërkufitare pritet të ketë
goditje të tjera të përbashkëta mes
Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sinjali
vjen nga një takim që kreu i policisë
shqiptare ka pasur dje me
homologun malazez, ku kanë diskutuar
për disa çështje të përbashkëta
pune. Takimi u zhvillua
në ambientet e Ministrisë së
Brendshme të Malit të Zi dhe
kishte si qëllim thellimin e mëtejshëm
të bashkëpunimit policor
ndërmjet dy vendeve. Në përfundim
të bisedimeve, drejtuesit e
lartë të policive të të dyja vendeve
zhvilluan një konferencë të përbashkët
për shtyp. Në konferencë,
duke marrë shkas nga operacioni
i përbashkët i zhvilluar
ndërmjet policisë shqiptare dhe
asaj malazeze më datë 26 shkurt,
Ahmet Prençi dhe Veselin Veljoviç,
konfirmuan edhe një herë bashkëpunimin
midis dy policive në
luftën kundër krimit dhe trafiqeve
të paligjshme. "Bashkëpunimi
ynë konsiston në operacione
dypalëshe dhe patrulla të përbashkëta
ndërkufitare, të cilat
dhanë rezultatet e tyre tepër eficente
në goditjen e rrjetit kriminal,
ku u arrestuan 25 shtetas dhe u
kap një sasi e konsiderueshme
lëndësh narkotike", u shpreh kreu
i policisë malazeze.