E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënimi i shëndetit botëror nga soji i Bin Ladenit

31-05-2012 / Nga David Ignatius (Uashington Post)

Planifikuar si një operacion sekret, ky mision duhej tё dukej si diçka gjeniale: Rekrutimi i një mjeku pakistanez, për të mbledhur mostra gjaku, me tё cilat do të mund tё  identifikohej familja e Osama bin Ladenit, nën “mbulesën” e një programi vaksinimi tё vazhdueshëm. Por si një çështje etike, ajo shihej shumё ndryshe. Programi i Vaksinimi tё  CIA-s, vuri në rrezik diçka shumë të çmuar, integritetin e programeve të shëndetit publik në Pakistan dhe përreth globit. Kjo nismë i shtoi rreziqet, me të cilat përballen organizatat joqeveritare (NGO), në një botë që është gjithnjë e më armiqësore ndaj ndihmës së organizatave amerikane. Çka tërhoqi vëmendjen në Amerikë është gjendja e Dr Shakil Afridi, mjekut pakistanez, i cili ndihmoi CIA-n përmes fushatës së saj tё vaksinimit në zonat fisnore dhe provincën mё tё afërt, ku qëndronte i fshehur bin Laden. Javën e kaluar mjeku u dënua me 33 vjet burg për tradhti, duke nxitur kështu protesta indinjimi nga  Sekretari i mbrojtjes Leon Paneta dhe Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton. Zyrtarët amerikanë nuk duhet të trajtojnë çështjen Afridi, thjesht si sjellje skandaloze nga Pakistani. Ata me tё drejtë nuk e konsiderojnë mjekun si tradhtar: Ai ishte duke kërkuar informacion në lidhje me udhëheqësit terrorist, të cilët ishin edhe armiqtë e Pakistanit. Unë shpresoj se ai do të lirohet, por në çdo rast Afridi dhe operatorёt e tij duhet të përballen me pasojat morale të veprimeve tё tyre. Ja dhe e vërteta e dhimbshme: Disa njerëz mund të vdesin sepse nuk do tё duan tё vaksinohen, duke dyshuar se imuniteti  është pjesë e një komploti të CIA-s. Shkalla e infektimit nga poliomeliti është gjithmonë e në rritje në Pakistan, Afganistan dhe Nigeri; pjesërisht sepse njerëzit besojnë nё teoritë konspirative rreth vaksinimit. Në qoftë se përhapja nuk do mund të ndalohet në këto tre vende, paralajmëron një raport i kohëve të fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  “çrrënjosja e poliomelitit do të dështojë". Midis organizatave në fjalë vepron edhe organizata “Shpëtoni Fëmijët”, agjencia e huaj mё e madhe në Pakistan. Sipas “New York Times”, Afridi u tha autoriteteve pakistaneze se kontaktin e parё me CIA-n, e kishte përmes agjencisë “Shpëtoni Fëmijët”, një pretendim që organizata e mohon. “The Times” raportoi se, pas arrestimit të Afridi-t, korrikun e kaluar, stafi i NGO-së ishte vazhdimisht i monitoruar nga inteligjenca pakistaneze, edhe dërgesat e furnizimeve të saj mjekësore ishin mbajtur në kufi. Një zëdhënës gjatё ditës sё martë tha se grupi nuk ka pasur ndonjë problem gjatë muajve të fundit. Rreziku potencial për punëtorët shëndetësorë, u paraqit  nё letrën  e 21-shkurtit, drejtuar drejtorit tё CIA-s David Petraeus nga Samuel A. Worthington, presidenti i një aleance prej 200 NGO-sh, tё cilat veprojnë jashtë vendit. Ai paralajmëroi: "Që  me shfaqen e raporteve tё CIA-s verën e kaluar, ne kemi parë një bllokim të vazhdueshëm tё mundësive të NGO-ve tё SHBA-ve, për të ofruar programe kritike humanitare në Pakistan, si edhe një ushtrim ose mё mirё një gatishmëri për tё ushtruar dhunё kundrejt punëtorëve humanitarë. Unë kam frikë se aktivitetet e CIA-s në Pakistan dhe perceptimi se NGO-tё amerikane kanë lidhje me operacionet e inteligjencës, mund të ketë kontribuar në këto zhvillime alarmante. "Preston Golson, Zëdhënësi i CIA-s  kishte pikëpyetje mbi këtë artikull, ai tha se nuk mund të komentonte mbi “asnjë operacion tё mundshëm atje”. Por ai vuri në dukje se: "Agjencia është hapur mbi pikëpamjet e komunitetit të NGO-ve dhe u takua me përfaqësuesit e komunitetit për një shkëmbim të plotë idesh, nё lidhje me shqetësimet e tyre. "Rasti Afridi është një shembull i asaj që CIA e quan "mbulimi i operacionit”. "Doktori po drejtonte njё program të vërtetë vaksinimi qё i dha atij një arsye për të vizituar zonat ku ishin fshehur operativët e al-Kaedës. Një zyrtar i lartë amerikan shpjegon: "Dr. Afridi-t ju kërkua  thjesht tё vazhdonte programin e tij. Vaksinimet ishin reale dhe gjate rrjedhës se kësaj fushate ai nuk dëmtoi asnjë individ. "Edhe pse Afridi nuk arriti tё merrte mostrën e gjakut tё ADN-se sё bin Ladenit, ai pa dashje konfirmoi që ndërlidhësi që banonte në kompleksin Abbottabad, praktikonte një siguri të jashtëzakonshme operative, e cila ishte një zbulim i rëndësishëm. Pas vrasjes se bin Laden ,  mjekut j u ofruar mundësia për të lënë Pakistanin bashkё me familjen e tij, por ai vendosi të qëndrojë, sipas zyrtarit të SHBA-së. "Duhet tё ketë pasur një mënyrë mё tё mirё veprimi , më etike,  shkruan  Heidi Larson, një studiues i shëndetit publik në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale nё Londër, në një koment të postuar në faqen e webside-it tё “The Guardian”. "Ky ndërhyrje ka rrezikuar besimin e njerëzve tek vaksinat". Operacionet e inteligjencës, sipas definicionit, operojnë në një zonë gri, aty ku rregullat normale ligjore dhe etike janë tё paqarta. Por ky rast më bën të pyes veten, nëse disa taktika të inteligjencës, të tilla si  përdorimi i punëtorëve shëndetësore jashtë shtetit, a kanё limite: Në qoftë se operacionet janë në lulëzim, pasojat do të jetë shumë tё dëmshme, në mënyra të paqëllimshme, por kundrejt njerëzve të pafajshëm.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›