Kërcënimi rus
Gazeta citon fjalët e ministrit rus të Mbrojtjes, Nikolaj Makarov, gjatë një konference me gazetarë, ku ai sqaroi se bisedimet për këtë çështje ndodhen para kolapsit. Sipas tij, askush përveç Rusisë nuk përbënë ndonjë kërcënim serioz për SHBA.
“Nëse SHBA refuzon të negociojë, Rusia është e gatshme për një sulm preventiv ndaj mburojës raketore në Evropë. Duke marrë parasysh se, po qe se SHBA e vendos mburojën, kjo lëvizje do të destabilizonte sigurinë botërore, do të mund të shqyrtohej vendimi për një sulm preventiv, nëse situata do të përkeqësohej”, theksoi ministri rus Makarov.
“Kjo do të ishte një masë ekstreme, andaj shpresojmë se nuk do të vije deri te përdorimi i sa”, përfundoi Makarov, derisa sqaroi se bisedimet për këtë çështje janë para kolapsit.
Ndryshe, Makarov ka konfirmuar edhe mundësinë që është paralajmëruar më herët, se, po qe se nuk arrihet një marrëveshje, Rusia mund të pozicionojë në zonën e Kaliningradit – shumë afër kufirit me Poloninë - raketa me rreze të shkurtër veprimi.