Iranianët sërish në zgjedhje

Pas përfundimit të zgjedhjeve pritet që të mbushen edhe 65 vende të Parlamentit të Iranit, i cili ka 290 anëtarë gjithsejtë.
Në raundin e parë të votimeve, që u mbajt në muajin më mars, përkrahësit besnikë të udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, fituan një shumicë të fuqishme, ndërkohë që përkrahësit dhe aleatët e presidentit, Mahmoud Ahmadinejad, pësuan një disfatë të madhe.
"Sugjerimi im është që votuesit ta marrin këtë raund po aq seriozisht sa e morën raundin e parë. Sa më i lartë që të jetë numri i votave për ligjvënësit, aq më mirë do të punojnë ata”, citoi televizioni shtetëror të ketë deklaruar Khamenei pas kishte hedhur votën e tij.
Sipas analistëve, pritet që Ahmedinejad të përballet me shumë sfida gjatë pjesës mbetur të mandatit të tij të dytë dhe përfundimtar si president. Kjo, ngase, mes tjerash, kundërshtarët e kanë fajësuar presidentin iranian për rrënimin e ekonomisë.
Ndryshe, dalja e votuesve në raundin e parë zgjedhor ishte 64 përqind. Ministria e brendshme ka njoftuar se rezultatet përfundimtare mund të priten 24 orë pas mbylljes së vendvotimeve.