Bronkopneumonia, ndërndërlikimet e “kollës së mirë”
• Stina e dimrit rikthen atë që në popull njihet si “kolla e mirë” ose “kolla e bardhë”. Pertusis është një sëmundje infektive, që prek kryesisht fëmijët e vegjël, e cila mund të shfaqet më tepër gjatë stinës së ftohtë.AIDA MALAJ Ndërlikimet më të shpeshta prekin aparatin e frymëmarrjes, prandaj sëmundja duhet trajtuar në kohë. Në një intervistë për gazetën mjekja infeksionsite, Imelda Zeqo, shpjegon se si mund të parandalohet dhe kurohet kjo sëmundje:Doktoreshë, është e vërtetë që kolla e bardhë është më e shpeshtë gjatë dimrit?Kolla e bardhë ose siç njihet në gjuhën shkencore pertusis, është sëmundje ngjitëse serioze, që mund të jetë e pranishme gjatë gjithë vitit, por gjatë dimrit është më e shpeshtë. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj stine duhet treguar një kujdes maksimal për të penguar shfaqjen dhe transmetimin e kësaj sëmundjeje.Si mund të transmetohet kjo sëmundje?Burimi i infektimit është njeriu i sëmurë dhe i vaksinuari që kalon faza të lehta të sëmundjes. Karakteristikë e kësaj sëmundjeje është se, gati të gjitha sëmundjet infektive mund të transmetohen në mënyrë aerogene, pra nëpërmjet spërkave të pështymës. Pacienti është kontaminues (ngjitës i sëmundjes) 3 javë pas fillimit të kollës.Mund të ndodhë që të ngjitet nëpërmjet përdorimit të të njëjtave enë, sende apo veshje?Jo, nuk ndodh transmetimi nëpërmjet përdorimit të të njëjtave sende apo objekte, sepse bacili që e shkakton reziston shumë pak në ambiente të jashtme. Pra, duke mos arritur të mbijetojë, nuk mund të zhvendoset tek personi i shëndoshë. Si mund të parandalohet kjo sëmundje?Mënyra më e mirë është imunizimi, pra vaksinimi. Kjo është një vaksinë që është në tre doza, pasi është kundër: pertusit, tetanusit dhe difterisë(DTP). Kjo fillohet të bëhet te bebet, kur mbushin 3 muaj. Më pas bëhen tre doza të tjera kur fëmija bën: 1, 3 dhe 6 vjeç. Gjithsesi, rekomandohet që i sëmuri të izolohet disi, në mënyrë që të mos shërbejë si burim infektimi për të tjerët. Mbi të gjitha, rekomandohet që sapo shfaqen shenjat e para, rasti të konsultohet tek mjeku specialist, në mënyrë që të mos të parandalohen ndërlikimet dhe sëmundja të kalojë pa shumë probleme.Ju folët për ndërlikime, konkretisht çfarë mund të shfaqen?Ndërlikimet më të shpeshta janë ato të aparatit të frymëmarrjes, që nga rinofaringitet, bronkopneumonia, emfizema(zgjerimi i mushkërive). Megjithatë mund të shfaqen ndërlikimet nervore, megjithëse këto janë të rralla. Ndër to komplikacioni më i rëndësishëm është encefalopati, që vjen si pasojë e veprimit të toksinës mbi kapilarët e trurit. Çfarë mund të përdoret për trajtimin e sëmundjes?Trajtimi i “kollës së bardhë” është specifik dhe simptomatik, në varësi të gjendjes së sëmundjes. Mjekimi bëhet në varësi dhe të pranisë ose jo të komplikacioneve. Mund të përdoren antibiotikë të ndryshëm, por gjithsesi është vetëm mjeku ai që e përcakton kuadrin klinik. shenjatSëmundja nis si infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes me kollë të lehtë, sekrecione nga hunda, ndërsa temperatura ose mungon ose është shumë e lehtë. Kolla në fillim është e thatë dhe shfaqet vetëm natën, por me kalimin e ditëve bëhet më e fortë. Pas disa ditësh shfaqen krizat, me kollë të fortë, që mund të shoqërohet me të vjella, me nxirrje në fytyrë. Pas disa javësh kolla qetësohet në intensitet dhe frekuencë.
Nëse doni të merrni më shumë informacion për sëmundje të caktuara apo doni të komunikoni me mjekë specialistë, mund të kontaktoni me ne nëpërmjet letrave ose postës elektronike në adresat e mëposhtme:Adresa: Rr. “Jordan Misja” (prapa shkollës “Harry Fulltz”), pallati 1, kati 2, Tiranë.Tel.00355 4 273 207|08|09 E-mail:panorama_shendet@yahoo.com