E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënohen senatorët

Disa anëtarë të Kongresit të SHBA kanë pranuar letërdërgesa brenda të cilave ndodhej një pluhur i dyshimtë dhe potencialisht i rrezikshëm, njoftoi të enjten gazeta ‘The Guardian’.

Edhe pse rezultoi se pluhuri nuk ishte i rrezikshëm, zyrtari për sigurim në Senat, Terrance Gainer, këshilloi kongresistët që të jenë të kujdesshëm nëse me postë marrin “material të dyshimtë në formë pluhuri”, dhe që vëmendje të veçantë t’i kushtojnë dërgesave nga Portland, në Oregon.

Policia, FBI dhe shërbimet tjera speciale tashmë kanë nisur hetimin e rastit, theksoi tutje Gainer.

Një numër i konsiderueshëm i mediave gjithashtu njoftuan se kanë pranuar paralajmërime, në të cilat thuhet se “materialet e rrezikshme” iu janë dërguar kabineteve të 100 senatorëve amerikanë, dhe se në 10 prej tyre është futur një patogjen vdekjeprurës.

Sipas ‘The Guardian’, lera të tilla i janë dërguar edhe gazetarëve televiziv, Jon Stewart dhe Stephen Colbert, në të cilat kërcënohet me sulme biologjike ndaj senatorëve amerikanë.

Në dërgesat, që janë nënshkruar me shkurtesën MIB, kërkohet përfundimi i “lobimit me para të korporatave në politikën amerikane”, dhe bëhet thirrje për konventa të reja kushtetuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›