Shitet komplet fshati

Një fshat i braktisur francez ofrohet në shitje përmes ankandit, bashkë me të gjitha kapacitetet. Çmimi fillestar për blerjen e fshatit është 300,000 euro, dhe ofertat pranohen deri të premten.
Fshati Courbefy ndodhet në Francën qendrore, 40 kilometra larg qytetit Limoges, dhe përbëhet nga 19 shtëpi e prona familjare, shtëpia e kulturës, kapela dhe nga rrënojat e një kështjelle nga shekulli i 13’të. Gjithashtu, fshati ka disa fusha tenisi dhe një pishinë, si dhe rrugë e hekurudhë të përkryer që shpijnë në Paris.
Courbefy dikur kishte 200 banorë, por ata filluan të shpërnguleshin nga fshati gjatë viteve të 70’a të shekullit të kaluar.
Pas disa tentimeve të pasuksesshme që fshatit t’i kthehej jeta përmes turizmit, fshati para dy ditëve përfundimisht u hodh në shitje përmes ankandit publik. Çmimi fillestar është 300,000 euro.