E Diel, 1 Nëntor 2026

Sugjerimii Wollfarth Opozita te beje te qarte voten

Të shihet praktika e rregullores së parlamentit në të shkuarën. Është sugjerimi i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth pas takimit me kryetarin e opozitës Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Takimi u mbajt pak minuta para se Rama të bënte publik paktin e propozuar për të cilin me të gjitha gjasat është vënë në dijeni edhe ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, pasur parasysh faktin se sugjerimi i ambasadorit ishte pikërisht rregullorja e kuvendit, që përbën edhe propozimin e parë të Edi Ramës për paktin me demokratët.

“Do të ishte shumë mirë të shihnim se si ka qenë rregullorja në të shkuarën dhe të dyja palët të bashëpunojnë”, tha Wollfarth.

Wollfarth u shpreh se diskutimet me liderin e opozitës janë fokusuar sidomos në raportin e paraqitur mbi Shqipërinë në Vjenë, i cili u bë publik pak javë më parë.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›