E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista perfundimtare 3000 kuota bosh ne 11 universitete

Ministria e Arsimit ka shpallur listat përfundimtare të maturantëve fitues. Nga data 26-30 shtator, të rinjtë fitues duhet të rregjistrohen në të kundërt ata humbasin të drejtën që të ndjekin shkollën e lartë në vitin akademik 2011-2012. Sipas përfaqësuesve të arsimit ata fillimisht duhet të çrregjistrohen nga fakultetet ku janë rregjistruar, dhe më pas të bëjnë rregjistrimin përfundimtar. Në këtë fazë përfitojnë, edhe rreth 3000 maturantë nga kuotat e mbetura bosh në 11 universitete.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson edhe njëherë se maturantët fitues në një preferencë më të lartë duhet detyrimisht të regjistrohen në preferencën fituese të shpallur në listën përfundimtare, në të kundërt ata humbasin të drejtën e studimit në institucionet e arsimit të lartë publik në vend”, tha Brikena Kollçinaku, zëdhënese e ministrisë së Arsimit.

Autoritetet e arsimit ndërkohë kanë propozuar edhe një fazë tjetër, atë për plotësimin e formularit A3, por ende  nuk është përcaktuar një datë e saktë. rregjistrimi i fituesve bëhet pranë sekretarive të fakulteteve, nga ora tete e mëgjesit deri në orën 18.00.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›