Kërcënoi bashkëfshatarin, arrestohet nga policia
Ersekë – Policia e Rrethit të Kolonjës ka nisur një procedim penal në ngarkim të shtetasit Eljon Elmasi, banues në fshatin Mesiçkë, pasi ky shtetas ka kërcënuar me fjalë bashkëfshatarin e tij. Shtetasi Elmasi u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Ersekës dhe më pas u la të ndiqet në gjendje të lirë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Korçës për veprën penale të “Kanosjes”, të parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal.
Aksident në Korçë, vdes një person, plagoset i vëllai
Korçë - Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor pranë Korçës. Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor Korçë-Moglicë kur një kamion, në të cilin udhëtonin dy vëllezërit Metollai, ra nga Ura e Nikollarës pasi terreni ishte i vështirësuar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Berti Metollai, i cili drejtonte kamionin, gjeti vdekjen, ndërsa vëllai i tij mori plagë të rënda dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
31 Janar 2009