Lushnje gjendet trupi i pajete i 2 vjecares

Benarda Allaj vajza 2 vjeçe, e cila u aksidentua dy ditë më parë së bashku me prindërit e saj është gjetur e mbytur në kanalin vaditës të Myzeqesë. Forcat e policisë së Lushnjës janë raportuar nga banoret e zonës së Beratit për gjetjen e një trupi të pajetë brenda në kanal. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është arritur në konkluzionin se trupi i pajetë i përkiste vajzës së humbur dy ditë më parë nga Kolonja. Ajo është gjetur 6 km larg vendit ku ndodhi aksidenti, pasi rryma e ujit e kishte shtyrë trupin deri pranë hidrovorit ujëmbledhës. Ditën e djeshme polumbarët e RENEA-s kanë kontrolluar zonën deri në orën 20.00, por pa rezultat. Vajza 2 vjeçare rezultonte e zhdukur pasi automjeti me të cilin po udhëtonin prindërit e saj dhe një person tjetër ra në një kanal vaditës. Ngjarja ka ndodhur 200 metra larg rotondos në hyrje të komunës Kolonjë. Në automjetin tip audi kanë qenë tre persona, drejtuesi i mjetit Mikael Dhano 50 vjeç, babai i femijes, Besnik Alla 25 vjeç dhe mamaja Arenalda Asllani 22 vjeçe. Të tre personat të cilët ndodheshin në automjet kanë qenë në gjendje tepër të dehur. Për shkak të humbjes së vetëdijes nga konsumi i dozave te larta te alkoolit, asnjë nga prindërit e vajzës nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur me foshnjën. Aktualisht dy prindërit e 2 vjeçares ndodhen ne komisariatin e policisë së Lushnjës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.