Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, shprehet e sigurt për integrimin e shpejtë të Shqipërisë
“Nuk ka asnjë surprizë – pas referendumit të Irlandës, rruga drejt BE do të jetë më e sigurtë dhe më e shkurtër”
Vota e Irlandës ishte e rëndësishme për të ardhmen e Bashkimit Evropian, për faktin që ky vend hodhi poshtë kushtetutën evropiane të vitit 2005-së, çka tronditi planet e Brukselit dhe të ardhmen e BE-së. Por çfarë do të thotë ky traktat në terma konkrete për të ardhme e vendeve aspirantë që do të bëhen pjesë e BE-së siç është dhe vendi ynë Shqipëria. Në një prononcim të Ministres së Integrimit, Majlinda Bregu e ka cilësuar këtë moment si pozitiv për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Gjithashtu ajo shprehet se “është një lajm i përkryer dhe një lajm shumë optimist, për të gjitha vendet e rajonit tonë, që kanë mundësinë të shikojnë një perspektivë të qartë të mirë përcaktuar për zgjerimin në BE”. “Kjo do të thotë dhe për atë pengesa që ka në Evropë ka mundësinë që të gjithë së bashku të ofrojnë dhe të zgjedhin problematikat brenda një kuadri të përcaktua mirë ligjor. Pra besoj se ajo që është më e rëndësishme për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit është pikërisht perspektiva e qartë e zgjerimit. Duke respektuar të gjitha kriteret të cilat janë për procesin i zgjerimit të integrimit evropian në këtë vend dhe për të pasur nuk ka asnjë pikëpyetje dhe nuk ka asnjë surprizë dhe asnjë dyshim që rruga drejt Bashkimit Evropian do të jetë më e siguritë dhe më e shkurtër”, deklaroi ministrja Bregu. Sipas saj, një votë “kundër” e irlandezëve përveç që do të ishte një dhimbje koke për Brukselin, por do të kishte të paktën për momentin çështjen që lidhen me zgjerimin e bllokut. Për këtë ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha se “po të kishte qenë një votë kundër, sigurisht do të kishte qenë një fatkeqësi për të gjitha vendet e rajonit, sepse është krejtësisht e pa mundur të kërkosh të jesh një nga vendet e Bashkimit Evropian”. “Një bashkim i cili vitet e fundit kishte filluar të ndjente impaktin, kishte filluar të ndjente bllokimin e vendimmarrjes dhe pikërisht kishte një bllokim vendimmarrjesh në një nga shtatë vende do të kishte qenë shumë e vështirë. Për Shqipërinë, do të kishte qenë shumë e vështirë për të bindur të 27 vende të Bashkimit Evropian që procesi dhe momenti i hyrjes në anëtarësimin e Bashkimit Evropian. Pra mungesa e vendimmarrjes, bllokimi i vendimmarrjes sigurish do të vononte dhe do të kishte pasoja shumë të rënda për të gjitha vendet që janë Bashkimit Evropian dhe për të gjitha vendet që kërkojnë të jenë pjesë në Bashkimit Evropian”, u shpreh më tej ajo. Hapja e rrugës të integrimit për në BE Shqipërisë i duhet të kthehet të bëjë detyrat e saj, Bregu shprehet për këtë se “ne na takon që të jemi një, dhe të lëvizim paralel pjesë të kësaj dhe për të qartë se çfarë do të ndodhë në Evropën të gjitha detyrimet dhe reformat tona. Të cilët janë tani pika kryesore dhe për të përshpejtuar integrimin e vendi”, shtoi ndër të tjera ministrja, Majlinda Bregu, lidhur me votën e irlandeze, të cilët votuan ‘pro’ Traktatit të Lisbonës.
...