E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'ka kohe per te humbur ne kete rreth vicioz"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i pranishem diten e djeshme ne Varrezat e Deshmoreve, ka kerkuar ndryshimin ne kuader te nje politike te re nga dasia e politikes se vjeter. "18 vjet liri jane shume per t'u humbur ne rrethin vicioz te percmimit per tjetrin e per vlerat e bashkejeteses demokratike", u shpreh Rama. Sipas tij, 18 vjet demokraci jane shume per te humbur, duke thelluar hendeqet e merive e te hasmerive te vjetra, aty ku duhen ngritur urat e reja te komunikimit e mirekuptimit mes njerezve. Lideri selise roze tha gjithashtu se 8 vjet mundesi jane shume per t'u humbur, duke lene jashte politikes problemet e njerezve dhe duke futur brenda njerezve problemet e politikes. "Nuk ka me asnje dite per te humbur! Ka ardhur koha t'i clirojme njerezit nga barra e problemeve te politikes dhe t'i ngarkojme politikes, barren e problemeve te njerezve", drejtori thirrjen kryesocialisti gjate ceremonise per kujtimin e te reneve. Rama theksoi se ka ardhur koha t'i japim bashkejeteses sone vlerat e nje kohe te re evropiane permes nje politike te re, qe i jep cdo njeriu ndjenjen e dinjitetit te tij, duke i dhene secilit nje rol e vlere sociale, me vetedijen se te respektosh njeriun, do te thote te respektosh cdo njeri pa asnje perjashtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›