E Diel, 1 Nëntor 2026

New York, vret 51 lopët e tij, pastaj veten

New York, 24 janar, NOA - Një fermer 59-vjç amerikan
ka vrarë veten, por më parë ka kryer vrasjen e 51 lopëve një nga një, nga e
njëjta armë që i mori jetën.

Ngjarja, që policia e ka quajtur "shumë e
pazakontë”, ka ndodhur në Copake, në New York.

Sipas policisë, Dean Pierson, fermeri i
vetëvrarë është gjetur i vdekur në stallë midis kafshëve që ai kishte vrarë,
kohët e fundit me sa duket ka pasur e probleme të mëdha personale.

 Një
fqinj i tij kur hetuesit e ngjarjes i kanë kërkuar një shpjegim i është
përgjigjur thjesht: "fermerët po përjetojnë ditë të vështira”.
"Çdo vit na ndodh ndonjë gjë lidhur me vetëvrasje të ndryshme, por këtë e
shohim shumë të pazakontë, madje të çuditshme”, tha kapiteni i policisë Scott
Broën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›