Spahiu: "Te drejtat e pakices, pa cenuar lirite e shumices"
TIRANE - "Certifikatat jane te pamjaftueshme per te ndryshuar kombesine sepse ceshtja e ndryshimit te kombesise shqiptare nuk eshte personale, por institucionale", kurse te drejtat e pakices duhen respektuar, por pa cenuar ato te shumices . Keto ishin nder mesazhet kryesore te leshuara nga zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, i cili eshte shprehur kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike. Gjate nje takimi te zhvilluar diten e djeshme ne ambientet e Muzeut Kombetar, e organizuar nga shoqata "Laberia", Spahiu ka theksuar se ceshtja e ndryshimit te kombesise shqiptare nuk eshte personale, por institucionale. Deklarata e nenkryetarit te KLD-se u mbajt mbi diskutimet e ndryshme masive te kombesise ne Korce, Gjirokaster e Sarande. Ai deklaroi se te drejtat e pakices duhen respektuar, por pa cenuar ato te shumices. "Kundershtohet ndryshimi i kombesise, sepse kjo nuk vjen ne kundershtim me mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave te pakicave etnike ne Shqiperi, perkundrazi pakicave etnike ju garantohen te gjitha te drejtat kushtetuese qe parashikohen nga konventat evropiane. Por cdokush duhet te kete te qarte ne kete vend qe te drejtat e pakicave duhet te shtrihen deri atje ku nuk preken interesat e shumices shqiptare ne kete vend", theksoi Spahiu. Me tej ai shtoi se regjistrimi me vete deklarim nuk vjen vetem ne kundershtim me legjislacionin shqiptar, por vjen edhe ne kundershtim te hapur me cdo konvente evropiane, por edhe me direktivat qe leshon Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Spahiu ka theksuar me tej se Shqiperia fatkeqesisht po kalon ne nje periudhe te veshtire, nje periudhe te veshtire te krizes politike. "Ne Shqiperi nuk mund te tolerojme qe ne kete Shqiperi, informate te lulezoje dhe tregu i zi i ndryshimit te kombesive", tha me tej zevendeskryetari i KLD-se. Ne fund te deklarimit te tij, Kreshnik Spahiu ftoi ne debat kreret e partive te minoritetit grek ne Shqiperi, Vangjel Dule dhe Ligoraq Karamelo dhe cdokend tjeter, te cilet mendojne se nepermjet tezave te tyre politike, do munden te krijojne destabilitet ne shtetin shqiptar dhe do te mundet te keqinterpretojne ligjin themeltar dhe Kushtetuten e Republikes se Shqiperise.