E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercimi i 100 metrave me pengesa

Mishel Jeneke ishte një atlete e re e panjohur nga Australia. Kjo të paktën deri  përpara Kampionatit Botëror të Atletikës për të Rinj dhe të Reja në Barcelonës, që u zhvillua gjatë javës së kaluar. Atletja është bërë shumë e njohur në të gjithë botën jo vetëm sepse premton për të ardhmen, por mbi të gjitha për mënyrën si përgatitet përpara garës.
19-vjeçarja ka rezervuar një nxehje që nuk ishte parë asnjëherë më parë në pistat e tartanit, përpara konkurrimit në baterinë e 100 metrave me pengesa. Jeneke u kualifikua deri në finale dhe u klasifikua e pesta, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është kërcimi përpara garimit.
Atletja ka preferuar të mos zhvillojë rutinën e zakonshme të nxehjes, duke preferuar të bëhet gati me ritmin e muzikës. Jeneke ka zgjedhur që të kërcejë, madje duke mos i kursyer lëvizjet seksi, duke fituar edhe admirim të jashtëzakonshëm në internet dhe nga mediat e ndryshme botërore.
Madje, lëvizjet janë komentuar edhe nga “USA Today” që shkruante se Mishel Jeneke kishte zgjedhur një mënyrë unike të nxehjes, duke shtuar se “gjithmonë duhet vlerësua dikush që e shijon kaq shumë atë që bën”.
Jeneke nuk do të garojë në olimpiadën e kësaj vere, por sensualiteti i atleteve femra ka qenë një temë e diskutuar gjërësisht mes temave të shumta rreth “Londër 2012”, ku nuk kanë munguar akuzat se shpeshherë vlerësimet nuk vijnë për rezultatet sportive, por për pamjet e tyre fizike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›