Kontratë e re për Higuain

Gonzalo Higuain pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin, pas takimit në mes të babait dhe njëkohësisht menaxherit të tij me drejtorin e klubit madrilen Jose Angel Sanchez në Santiago Bernabeu, njofton e përditshmja spanjolle Marca.
Përfaqësuesi argjentinas aktualisht ka kontratë deri në verën e vitit 2016, por ‘Los Blancos’ janë të vendosur t’ia vazhdojnë atë, si rrjedhojë e spekulimeve për të ardhmen e tij të dyshimtë në Madrid.
Në kontratën e re, rroga e tij do të rritet për një milion euro, nga 3,5 në 4,5 milionë për sezon.