Greqi; Vranë avokatin grek, arrestohen dy shqiptarë
Dy emigrantë shqiptarë në Greqi u arrestuan nga policia, pasi akuzohen për vrasjen e një avokati grek. Në prangat e policisë greke ranë Shkëlzen Krasniqi dhe Orest Buci, të cilët dyshohen si vrasësit e avokatit Spiridhon Joanu. Ndërkohë që një person i tretë është vënë në kërkim për këtë ngjarje. Sipas policisë së shtetit fqinj, vrasja mund të ketë ndodhur pas një konflikti për pronat mes tyre. Ata do të ndiqen penalisht për akuzën e vrasjes, ndërsa policia po dokumenton provat për t'ia paraqitur prokurorisë. Po kështu, policia bëri të ditur edhe shpalljen në kërkim të një të riu tjetër, që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje. Dy të arrestuarit janë shoqëruar në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës dhe për të marrë masën e arrestit.