Kërkesa dhe nevoja për një NATO të fortë
Dorëzimi i Moamar Gadafit - dhe çlirimi i popullit të Libisë nga më shumë se 40 vjet tirani - tregon forcën e fuqishme për ndryshim që po çon në riorganizimin e botës arabe. Veç kësaj, gjithashtu thekson vlerën unike dhe të pazëvendësueshme të lidershipit amerikan dhe të aleancave të forta krijuar prej tij. Presidenti Obama ka forcuar akoma më shumë aleancat për sigurisë në Evropë dhe Azi duke hedhur një gur themeli në angazhimin e Amerikës me botën. Këto aleanca kanë sjellë përfitime të rëndësishme për sigurinë e SHBA-ve si: bashkëpunim mbi mbikëqyrjen e sulmeve, përforcim të bashkëpunimit, aftësi për të ndërmarrë veprime ushtarake shpejt dhe të bashkuar, shpërndarje reale detyrimesh në favor të taksapaguesve amerikanë dhe vlerat demokratike, që janë të përbashkëta për të gjithë aleatë. Këto reflektojnë punën e vazhdueshme të presidentëve të të dy palëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Asnjë komb tjetër nuk zotëron një sistem aleance të tillë si SHBA-të
Investimi që Shtet e Bashkuara kanë bërë në Libi, duke ringjalljur forcat e NATO-s, është shpaguar në shumë mënyra: Së pari, NATO ka vepruar në një mënyrë të tillë për të arritur një mision të përcaktuar qartë në mbrojtje të civilëve. Ky ka qenë formacioni i parë i një operacioni të NATO-s në histori. Shtetet e Bashkuara pasi morën drejtimin në ditët e para, NATO mori komandën dhe kontrollin e gjithë përpjekjeve ushtarake, duke mbrojtur civilët e Libisë, duke shtuar forcat dhe së fundi duke përzënë Gaddafin nga pushteti. Së dyti, shpejtësia dhe efektiviteti i operacionit, nuk do të kishin qenë të mundura po të na ishte dashur të organizonim një aleancë ad-hoc. Në fillim, anëtarët e NATO-s dhe partnerët e arabe kërkuar që NATO të merrte komandën dhe kontrollin për të siguruar koordinimin te plotë mes 18 vendeve të përfshira. Në mënyrë domethënëse, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari ishin partnerë të plotë në këtë përpjekje - një testament për marrëdhëniet e NATO-s me vendet joanëtare në gjithë botën. Aftësia për të integruar në mënyrë kaq të menjëhershme vende të tilla brenda strukturës së NATO-s rrjedh nga fakti që NATO është e vetmja organizatë që ka një strukturë ushtarake shumëkombëshe në botë. Së treti, operacioni tregoi aftësinë e thithjes së ushtarakëve shumë të aftë që planifikonin, trajnonin dhe vepronin së bashku. Shtetet e Bashkuara përbënin pjesën më të madhe të forcave ushtarake në ditët e para për të ndalur avancimin e Gadafit dhe pastaj nëpërmjet një aseti unik, SHBA-të luajtën një rol mjaft të rëndësishëm mbështetës për misionet ajrore mbikëqyrëse dhe furnizuese. Por edhe aleatët nuk mbeten pas. Forcat amerikane udhëhoqën vetëm pak më shumë se 10 për qind të misioneve sulmuese në ajër. Ndoshta, ajo që tregon në mënyrë impresionuese bashkëpunimin mes vendeve dhe forcën kolektive është se vendet e tjera veç SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, mbuluan gati gjysmën e të gjitha misioneve të tjera. Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Italia dhe Norvegjia morën pjesë bindshëm në misionet për mbrojtjen e civilëve. Holanda, Spanja, Suedia, Turqia e vende të tjera morën pjesë duke kontribuar në mënyra të ndryshme. Së katërti, ky operacion tregoi se ndarja e përgjegjësive është më shumë se një slogan - kjo do të thotë ndarja e shpenzimeve. Kontributi i përgjithshëm i SHBA-ve për gati tetë muaj i operacioneve në Libi është rreth $ 1200000000 – kjo përbën një pjesë të kontributit të përgjithshëm ndërkombëtar në Libi - dhe më pak se kostoja për një javë e operacioneve në Afganistan apo Irak.
Në këtë përpjekje, roli udhëheqës amerikan mbetet vendimtar. Marsin e kaluar, Presidenti Obama deklaroi për hartimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit - duke bërë të mundur drejtimin e vëmendjes ndërkombëtare te Gaddafi. Ai këmbënguli në përcaktimin e rolit që do të luanin SHBA-të duke bërë që forcat amerikane të bënin atë që asnjë komb tjetër nuk mund të bënte : përcaktimi i ”fushëbetejës” që në ditët e para të këtij misioni. Dhe ai ka ndërhyrë në pikat kritike për të rritur presionin mbi Gaddafin dhe mbështetjen e popullit të Libisë - duke përkrahur forcat lokale, në qershor, duke rritur shërbimin e inteligjencës, duke kanalizuar burimet gjatë verës dhe duke u bërë thirrje vendeve të tjera të njihnin qeverinë re të Libisë në korrik. Kjo qasje pati sukses në arritjen e objektivave dhe çoi në një ndarje të punës duke u dhënë mundësi vendeve të tjera për të kontribuar në bazë të aftësive të tyre të veçanta dhe interesave të tyre.
Pas analizimit të fuqisë së NATO-s, përqendrimi shkon në atë se si mund të bëhet më efektive kjo aleancë në të ardhmen. Dihet se aleatët kanë nevojë për një shërbim inteligjence më të avancuar, për më shumë aftësi mbikëqyrëse dhe zbuluese. Kjo aleancë përballet me mungesa në helikopterë dhe avionë të transportit. Duhet të investohet më shumë në precizonin e municioneve dhe sistemet e sulmeve pa pilot që janë kritike në fushëbetejat e sotme dhe do të jetë edhe më të rëndësishme në të ardhmen. Presidenti Obama, i cili po përgatitet të presë samitin e ardhshëm të NATO-s në maj, në Çikago, është duke i kërkuar aleancës për të siguruar teknologjitë më të fundit. Libia është çliruar sot, sepse fuqia dhe energjia e NATO-s u bashkua në një lëvizje indigjene në kërkim të ndryshimit të udhëhequr nga njerëzit Libianë, të cilët thyen regjimin. Në ditët që vijnë Libia do të përballet me shumë sfida për të shëruar plagët e krijuara nga dekadat e sundimit të Gadafit – për të ngritur një qeveri të re që të sigurojë dhe ndihmuar mijëra qytetarë të plagosur dhe të zhvendosur. Edhe pse misioni ushtarak i NATO-s në Libi është duke përfunduar, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë të punojë në mbështetje të Libisë së re. Kjo nënvizon një fakt themelor: Nga Atlantiku deri në Paqësor, aleancat e forta të Amerikës dhe partneritetet janë një burim i qëndrueshëm për lidershipin tonë kombëtar dhe global – duke na ndihmuar në sigurinë tonë, duke bërë të mundur prosperitetin tonë, dhe promovimin e vlerave tona.
Autori është Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i presidentit Obama