Haxhinasto:Marrëdhëniet me Rumaninë, shumë të mira

"Një manipulim mediatik i hakerave, nuk do të mund të cënonte marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe".
Kjo ishte deklarata e dhënë nga Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, pas pyetjes së bërë nga “Ora News”, rreth incidentit diplomatik të shkaktuar nga një lajm ditët e fundit, sipas të cilit presidenti rumun Basesku, fyente shqiptarët.
Këtë deklaratë, Ministri e dha pas takimit që ai pati me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjenisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Yukiaa Amano.
Ndërsa nga ana e tij, Drejtori i Agjensisë së Energjisë Bërthamore, Amano, vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë si realizimin e programeve në masën e 98%. Zoti Amano është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet edhe me kryeministrin e vendit Berisha.