E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kërkesa e PD pranohet pjesërisht”

 

KQZ miratoi dje pjesërisht kërkesën e PD-së për përfshirjen në rezultatin përfundimtar të dy qendrave në Shkodër, 0211 (komuna Bushat) dhe 0342 (komuna Guri i Zi) të cilat ishin konsideruar si të pavlefshme nga KZAZ-ja 41. Për sa i përket kutisë së QV 0211 nuk ishte numëruar me argumentin se nuk ishte mbyllur si duhet dhe mund të hynte dora brenda në kuti, por pas inspektimit në KQZ doli e kundërta. Ndërsa kutia e dytë ishte konsideruar e parregullt për shkak se në kuti ndodheshin më shumë fletë votimi se sa firma të votuesve, që kishin marrë pjesë në zgjedhje kishte në listën e zgjedhësve. Qendra 0211 pasi u hap rezultoi me 278 vota për PD dhe 38 për PS dhe u pranua nga të gjashtë anëtarët e KQZ-së, ndërsa kutia e dytë rezultoi me pesë vota më shumë se numri i firmave në fletën e votimit dhe u miratua me 4 vota pro dhe dy kundër, por për shkak se për këtë vendim duhen pesë vota pro, ajo nuk do të pasqyrohet në rezultatin përfundimtar të qarkut Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›