Qyteti Studenti këtë vit do të presë 2500 studentë të rinj
Regjistrimet do të nisin në fund të muajit shtator
Jonida Tashi
Qyteti Studenti në Tiranë do të presë rreth 2500 studentë, që nisin për herë të parë studimet për vitin akademik 2009-2010. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Nr.1 e këtij qyteti, sipas së cilës, regjistrimi i studentëve të vitit të parë në godinat e tij, do të nis në fund të muajit shtator, fill pas shpalljes së listave zyrtare të fituesve të universiteteve. Në pritje të tyre, Drejtoria e Qytetit Studenti po përgatit ambientet, me qëllim që konviktet të ofrojnë kushte të mira jetese për studentët. Kjo drejtori bën të ditur se për vitin e ri akademik parashikohet të sigurohen më shumë vende si pasojë e largimit masiv të studentëve të viteve të fundit, duke i bërë dhomat sa më funksionale. Ndërsa lidhur me vlerën e tarifës vjetore të qëndrimit në Qytetin Studenti, Drejtoria sqaron se masa e saj nuk është vendosur ende, pasi pritet të diskutohet nga bordi i ndërmarrjes dhe do të shihet mundësia që të mos rritet. Vitin e kaluar kjo tarifë ka qenë rreth 30 mijë lekë. Qytetit Studenti, ka një kapacitet për 6700 studentë dhe numëron 29 godina.
Regjistrimi
Për të eliminuar problemet me 2500 studentët e viteve të para, që pritet të jenë banorët e rinj të Qytetit Studenti, Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve Nr.1 ka nxjerrë edhe udhëzimet e para. Sipas drejtuesve të QS-së, studentët e vitit të parë mund të vijnë dhe të regjistrohen në godinat e Qytetit Studenti menjëherë sapo Ministria e Arsimit të bëjë afishimin e listës së studentëve fitues në degët dhe në universitetet përkatëse. Ndërkohë që studentët që janë në vitet e dyta dhe me radhë do të bëjnë njëherë pagesën e dhomës në llogaritë bankare që do të publikohen dhe më pas do të mund të akomodohen në godina. Aktualisht, në një dhomë të bujtinave në këtë qytet jetojnë jo më shumë se dy apo tre studentë, ndërkohë që premtohet se kushtet do të jenë më të mira dhe më të përshtatshme se ato të vitit të kaluar. Për të kryer regjistrimin në një nga godinat e Q.S-së, studentët duhet të plotësojnë një formular aplikimi i cili gjendet edhe në faqen e internetit të këtij qyteti në adresën:www.qytetistudenti.com, si dhe të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni që do t’u kërkohet të gjithë studentëve për regjistrim e strehim është: Certifikatë me fotografi personale e tre muajve të fundit (korrik–tetor 2009); Tri fotografi; Vërtetim nga fakulteti ku ndjek studimet, i firmosur e i vulosur; Raport mjekësor.
Dhomat
Ashti si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit studentët që do të strehohen në godinat Qytetit Studenti në Tiranë, nuk do të përballen më me radhët e gjata për të marrë numrin e dhomës. Këtë vit, drejtuesit e këtij qyteti kanë vendosur që sërish dhomat të gjenden nëpërmjet internetit, duke shmangur kështu radhët e gjata dhe si pasojë edhe ankesat. Të rinjtë duhet vetëm që të klikojnë në faqen elektronike të Qytetit Studenti dhe atje do të gjejnë të gjitha të dhënat për dhomën dhe godinën ku ata do të strehohen për vitin akademik 2009-2010. Duke pasur parasysh se fluksi i të rinjve që strehohen në bujtinat e këtij qyteti është shumë i madh, gjetja e emrit në faqen e internetit do të eliminojë radhët e gjata dhe do t’u japë mundësi të rinjve që të akomodohen pa vonesa në konvikte. Në adresën e Qytetit Studenti do të jenë të afishuar emrat e të gjithë studentëve si dhe numri përkatës i dhomës dhe i godinës.
Dokumentacioni për të gjithë studentët për regjistrim e strehim:
Certifikatë me fotografi personale e tre muajve (korrik–tetor 2009)
Tri fotografi
Vërtetim nga fakulteti ku ndjek studimet, i firmosur e i vulosur
Raport mjekësor
Pagesa e qirasë së strehimit
Qiraja e strehimit për të gjithë studentët kryhet kesh (me lekë në dorë)
Për studentët e vitit të parë pagesa e qirasë së strehimit do të bëhet pranë bujtinave përkatëse sipas degëve, ku ndodhen inspektorët regjistrues dhe arkëtarët
Për studentët e viteve 2-6 të shpallur në listë pasaportat e bujtinave, pagesa e qirasë së strehimit do të bëhet pranë llogarive bankare që do të caktohen nga drejtoria
Filologjiku, kualifikohen 32 specialistë të rinj për çështjet e integrimit
Qendra e Studimeve Pasuniversitare Evropiane (QSPE) që operon pranë Fakultetit Histori- Filologji të Universitetit të Tiranës, shpërndau dje 32 diploma Master i Nivelit të Dytë për studentët, të cilët në dy vjet janë formuar për tu bërë specialistë të çështjeve të integrimit. Duke iu uruar suksese specialistëve të rinj, drejtuesja e QSPE-së, Eva Hyskaj, vlerësoi se, këta studentë, që janë brezi i tetë i diplomuar nga QSPE-ja, kanë përmbushur cilësisht detyrimet studimore dhe sot janë të kualifikuar si specialistë për Këshillin e Evropës, Komisionin Evropian, në ofrimin e asistencës për qeverinë dhe në të gjitha aspektet që lidhen me integrimin. “Njohuritë e marra nga ky program master janë bazuar kryesisht në fusha kryesore si politika, ligji, ekonomia, historia e kultura dhe sociologjia, të cilat na kanë ndihmuar në formimin e kuptimit dhe të qëndrimit për integrimin evropian”,- tha Arta Lleshi, njëra prej 32 studentëve të sapodiplomuar pranë QSPE-së. Studentët përgjatë dy viteve të studimit në këtë qendër kanë marrë pjesë edhe në konferenca, sesione shkencore, seminare, botime, veprimtari të cilat kanë konsistuar në pasurimin e njohurive në lidhje me çështjet e integrimit dhe bashkëpunimit evropian. Edhe për vitin e ardhshëm akademik, ku janë regjistruar rreth 102 studentë, qendra do t’u ofrojë të rinjve mbështetje për të gjetur rrugën për një karrierë të suksesshme, duke dhënë informacion për tregun vendas dhe evropian të punës, gjeneruar ide të reja për profesionin në bashkëpunim edhe me rrjetin e ndërkombëtar të studimeve evropiane. Drejtuesja e QSPE-së, Hyskaj, u shpreh se viti i ardhshëm do të jetë një vit intensiv për të shtuar më tej vlerat e qendrës në aspektin e integrimit ë mësimdhënies, kërkimit shkencor, bashkëpunimeve me partnerë vendas dhe të huaj, me qëllim që QSPE të bëhet një faktor i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. QSPE në vitin 2001, u çel si Shkollë Pasuniversitare e Studimeve Evropiane, por me hyrjen ne fuqi të Ligjit të Arsimit të Lartë, ky institucion operon si qendër që ofron programe master të nivelit të dytë.
16 Korrik 2009