E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mund të ankimosh në Hipotekë për të fshirë mbivendosjet

Botohen vendimet që ka dhënë kryeregjistruesi pas ankesave të qytetarëve

Laureta Rryçi

Tiranë - Prej pak muajsh ZQRPP-ja ka ngritur strukturën e re që do të merret me verifikimin e regjistrimeve. Sakaq ka nisur verifikimi i regjistrimeve në të gjitha zyrat vendore. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka ngritur një grup pune, i cili po harton rregulloren e brendshme të institucionit. Sipas burimeve zyrtare nga kjo zyrë, kjo rregullore do të normojë punën e Zyrës duke mënjanuar të gjithë problematikën që është vënë re deri sot. Të njëjtat burime pohuan se deri në vitin 2009, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar të fshijë të gjitha mbivendosjet dhe të krijojë një regjistër unik të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, në këtë institucion po bëhet inventarizimi i të gjithë dokumentacionit, i cili është lënë në gjendje të mjeruar për 10 vite radhazi. Procesi i inventarizimit ka përfunduar në shumicën e rretheve të vendit, ndërsa është në përfundim e sipër në qytetet kryesore për shkak të volumit të madh të dokumentacionit. Kjo do të sjellë pamundësinë e manipulimit me dokumentet apo zhdukjen e tyre, fenomene që janë vënë re rëndom në dhjetë vitet e fundit.
Vendimet
Ndërsa nis shqyrtimi i dhjetëra regjistrimeve, kryeregjistruesi Arben Qirjako ka hedhur firmën e tij për ankesat e para për mbivendosjet. Vendime këto që u publikuan në numrin e djeshëm nga gazeta “Albania”. Ankesat u përkisnin qyteteve të ndryshme dhe kryesisht bëhet fjalë për sipërfaqe të konsiderueshme trojesh. Prej këtyre pronave, të gjitha këto familje kanë qenë në konflikte me njëra-tjetrën prej vitesh. Ndaj vendimit të Qirjakos të gjitha këtyre familjeve u lind e drejta të apelojnë brenda 30 ditëve. Pak kohë më parë, kreu i Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme të Pasurisë, Arben Qirjako, dha alarmin se me regjistrimin e pronave ishte abuzuar duke krijuar kështu dhjetëra mbivendosje. Sipas këtij urdhri, në të gjitha rastet ku figuron se pasuria e fituar me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi figuron e regjistruar në regjistrat e zyrës së regjistrimit mbi bazën e dublikatës, do të pezullohet deri në verifikimin nga ana e regjistruesit për përputhshmërinë e aktit me të cilin është bërë regjistrimi. Kjo përputhshmëri përfshin Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të së njëjtës familje bujqësore, nëse ndodhet në zyrën e regjistrimit si dhe të dhënat që tregojnë dokumentet e tjera mbi bazën e të cilave është lëshuar ky akt.
Ankimi
Ekzekutimi i vendimit të kryeregjistruesit për fshirje të një apo disa regjistrimeve (në mënyrë të plotë apo të pjesshme) nga regjistruesi bëhet duke bërë shënimet në regjistra, në kolonat ose seksionet përkatëse, duke referuar numrin e datën e vendimit, pa fshirë dhe asgjësuar, në asnjë rast, regjistrimet apo shënimet, që janë objekt fshirjeje. Fshirja konsiderohet e kryer në çastin e regjistrimeve dhe shënimeve në regjistra nga regjistruesi. Regjistrimet, për të cilat është vendosur fshirja, sipas procedurës së mësipërme, konsiderohen se nuk kanë ekzistuar ndonjëherë dhe nuk pas-sjellin asnjë detyrim administrativ për zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ato nuk shërbejnë si bazë për kërkim/dhënie të ndonjë shërbimi të parashikuar në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe nuk mund të shërbejnë për të kryer transaksione apo veprime juridike të çfarëdoshme mbi pasurinë apo të drejtat e tjera reale të cilat tregojnë. Kundër vendimit të kryeregjistruesit, palët e interesuara, të cilat janë pjesë e procesit, mund të bëjnë ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit.

1
Vendimin: Vendimi nr.15 datë 16.12.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Tiranë që i përket :
Subjekti/subjektet:
Kërkues: Fedhon Vangjel Meksi me adresë; Rr.“ Perlat Rexhepi”, Pall. nr. 9, ap.5/1, Tiranë
Kundër: Burbuqe Beqir Plasari me adresë; Rr. “Jul Variboba” nr. 13, Tiranë, Hyrije Can Gavoçi me adresë; Rr. “Jul Variboba” nr. 13, Tiranë
Me objekt:
Fshirjen e regjistrimit të pasurisë në; nr.hipotekor 162, datë 22.06.2001 dhe nr. hipotekor 333, datë 03.12.1999, ZK 8160
Vendimi: Ndryshimin e Vendimit nr. 15, datë 16.12.2008 i Regjistruesit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe urdhërimin e fshirjeve të regjistrimeve si më poshtë;
Fshirjen e pjesshme të pasurive të llojit “truall” të regjistruara në hipotekor 333, datë 03.12.1999, 131, datë 24.05.2001 dhe nr. 162, datë 22.06.2001
Përkatësisht në ngarkim të Hyjrie, Petrit, Diana Gavoci, Haxhi dhe Fatime Luzi dhe Bubuqe, Eduart dhe Rea Plasari. Fshirjen e pjesshme të pasurisë së llojit “truall” të kryer në sistemin e regjistrimit në vol. 14, faqe 58 dhe 59, ZK 8160
Në ngarkim të Bubuqe, Eduart dhe Rea Plasari. Fshirjen e pjesshme, përsa i përket pasurisë “ndërtesë” të regjistrimit të kryer në vol. 12, faqe 83, ZK 8160 në ngarkim të Elisabeta Skendo dhe Fedhon Meksi.

2
Vendimin: nr. 14, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec që i përket:
Subjektit: Maliq Basiri Kadilli me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; Nr. 19/3/5, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 134 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Maliq Basir Kadilli (si përfaqësues i familjes bujqësore). Nr. 23/2/14, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 134 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Maliq Basir Kadilli (si përfaqësues i familjes bujqësore) shkëmbyer në datë 24.02.2003 me Islam Osman Xhambazi (si përfaqësues i familjes bujqësore).
Vendimi: Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. 14, datë 29.09.2009 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Pogradec dhe për fshirjen e regjistrimit të kryer në;
Nr. 19/3/5, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 134 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Maliq Basir Kadilli (si përfaqësues i familjes bujqësore).
Nr. 23/2/14, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 134 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Maliq Basir Kadilli (si përfaqësues i familjes bujqësore) si dhe të regjistrimeve të kryer në favor të Islam Osman Xhambazi në bazë të këtij regjistrimi deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. nr. 8913/ 20, datë 31.07.2002. Kufizimin e veprimeve mbi pasuritë: Nr. 19/3/5, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 134 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Maliq Basir Kadilli (si përfaqësues i familjes bujqësore). Nr. 23/2/14, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 8, faqe 134 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Maliq Basir Kadilli (si përfaqësues i familjes bujqësore) si dhe të regjistrimeve të kryer në favor të Islam Osman Xhambazi në bazë të këtij regjistrimi deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr.8913/21, datë 31.07.2002.

3.
Vendimin: nr. 15, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec që i përket :
Subjektit: Ismail Xhafer Çekiçi me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec
Me objekt:
Fshirje të regjistrimit të pasurisë; Nr. 23/2/6, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 210 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 717 m2”, në favor të Ismail Xhafer Çekiçi (shkëmbyer me pasurinë e Myrteza Tefik Kuqo i cili më pas e ka ndarë këtë pasuri në dy pasuri të reja përkatësisht me nr. 23/2/163 dhe 23/2/162 (ku kjo e fundit rezulton e tjetërsuar në favor të Dritan Sami Drizaj)
Vendimi: Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. nr. 15, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec me objekt fshirjen e regjistrimit të pasurisë; Nr. 23/2/6, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 210 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 717 m2”, në favor të Ismail Xhafer Çekiçi (shkëmbyer me pasurinë e Myrteza Tefik Kuqo i cili më pas e ka ndarë këtë pasuri në dy pasuri të reja përkatësisht me nr. 23/2/163 dhe 23/2/162 (ku kjo e fundit rezulton e tjetërsuar në favor të Dritan Sami Drizaj) deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr.8913/ 24, datë 31.07.2002.
Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë Nr. 23/2/6, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 210, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr.8913/ 24, datë 31.07.2002.

4
Vendimin nr.07, datë 09.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Korçe, që i përket subjekteve:
Kërkues:Andrea Simo, Niko Simo, Vasillaq Simo, Theodhora Simo, Fillareti Simo, Stefan Simo, Adresa: Rr. “Nuci Naci”, nr.6, Korçë.
Kundër: Mimoza Skënderi dhe Vera Terhati, Niko Shkurti, Adresa: Rr. “Nuci Naci”, nr. 8, Korçë.
Me objekt: Fshirjen e regjistrimit të kryer në nr. 487/7 hipotekor, datë 15.12.1994, si dhe të regjistrimit të kryer në nr. 189/14, datë 25.08.1997 për pasurinë me nr. 3/78 të regjistruar në Volumin 22, faqe 103, ZK 8561 truall me sipërfaqe 190.7 m2, në favor të Ilia Shkurtit, në bazë të aktit të pjesëtimit vullnetar nr. 235/155, datë 05.02.1996. Sipas informacionit të marrë nga ZVRPP Korçë pasuria me nr.3/78, ZK 8561, aktualisht figuron e regjistruar me përshkrimin “Truall me sipërfaqe 200.6 m2 nga e cila 87 m2 ndërtesë”, në favor të Niko Simo, Vasillaq Simo, Theodhora Simo, Fillareti Simo, Stefan Simo e Andrea Simo, me shënimin në seksionin E të kësaj kartele “ndalohen veprimet mbi këtë pasuri pasi për këtë pasuri ka një VKKK nr. 560, datë 05.11.1994 hipoteka 487/7, datë 15.12.1994 dhe një pjesëtim vullnetar nr. 189/14, datë 25.08.1997”.
Vendimi: Mosmiratimin e Vendimit nr.7, datë 09.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë dhe refuzimin e propozimit së Regjistruesit për fshirje të regjistrimit 487/7 hipotekor, datë 15.12.1994, si dhe të regjistrimit të kryer në nr. 189/14, datë 25.08.1997 për pasurinë me nr. 3/78 të regjistruar në Volumin 22, faqe 103, ZK 8561 truall me sipërfaqe 190.7 m2, në favor të Ilia Shkurtit, në baze të aktit të pjesëtimit vullnetar nr. 235/155, datë 05.02.1996. Fshirjen e regjistrimit të kryer në nr. 667 hipotekor, 23.07.2001 të kryer në ngarkim të Niko Simo, Vasillaq Simo, Theodhora Simo, Fillareti Simo, Stefan Simo e Andrea Simo, me përshkrimin “Truall me sipërfaqe 200.6 m2 nga e cila 87 m2 ndërtesë”, si dhe regjistrimin e kryer në favor të këtyre të fundit në nr. 3/78, Vol 22, faqe 103, ZK 8561.

5
Vendimi nr. 2, datë 17.11.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër që i përket subjektit/subjekteve.
Kërkues: Viktor Filip Vito, lindur dhe banues në Gjirokastër në L.“Palorto”.
Kundër: Alqi Fori Kobuzi, lindur dhe banues në Gjirokastër në L. “Palorto”. Figalia Kobuzi, lindur dhe banues në Gjirokastër në L. “Palorto”. Objekti i vendimit nr.2, datë 17.11.2008: Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr.5/121 të kryer në nr. hipotekor 141, datë 07.09.2000 dhe në nr. hipotekor 155, datë 03.10.2000.
Baza Ligjore: Neni 10, i Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të Paluajtshme” të ndryshuar dhe Udhëzimit nr.4, datë 21.11.2007 të KM “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre, që krijojnë mbivendosje”.
Vendimi: Ndryshimin e Vendimit nr. 2, datë 17.11.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër duke urdhëruar fshirjen e pjesshme përsa i përket truallit me sipërfaqe të përgjithshme 402 m2 të pasurisë së regjistruar në; Nr. hipotekor 141, datë 07.09.2000 dhe nr. hipotekor 155, datë 03.10.2000. në ngarkim të subjektit/subjekteve; Alqi Fori Kobuzi dhe Figalia Kobuzi.

6
Vendimin: nr. 09, datë 29.09.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec që i përket :
Subjektit: Faik Muharrem Gora me adresë: Fshati Buçimas, Pogradec
Me objekt:
Fshirje të regjistrimit të pasurive; Nr. 8/3/139, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar ne Volumin 16, faqe 233 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 635 m2”, në favor të Faik Muharrem Gora (si përfaqësues i familjes bujqësore). Nr. 8/3/137, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 231 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të z. Faik Muharrem Gora (si përfaqësues i familjes bujqesore) shkëmbyer në datë 13.05.2004 me Tomorr Muharrem Gora (si përfaqësues i familjes bujqësore).
Vendimi:Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr.09, datë 29.09.2009 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Pogradec dhe për fshirjen e regjistrimit të kryer në; Nr. 8/3/139, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 233 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 635 m2”, në favor të Faik Muharrem Gora (si përfaqësues i familjes bujqësore).
Nr. 8/3/137, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 231 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Faik Muharrem Gora (si përfaqësues i familjes bujqësore) si dhe të regjistrimeve të kryer në favor të Tomorr Muharrem Gora në bazë të këtij regjistrimi deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8338/R, datë 31.07.2002. Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë Nr. 8/3/139, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 233 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 635 m2”, në favor të Faik Muharrem Gora (si përfaqësues i familjes bujqësore). Nr. 8/3/137, ZK 1298, Fshati Buçimas të regjistruar në Volumin 16, faqe 231 me përshkrimin “tokë arë me sipërfaqe 2207 m2”, në favor të Faik Muharrem Gora (si përfaqësues i familjes bujqësore) si dhe të regjistrimeve të kryer në favor të Tomorr Muharrem Gora në bazë të këtij regjistrimi deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8338/R, datë 31.07.2002.

16 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›