Uji i Bovillës i ndotur me fekale njerëzish dhe bagëtish
Hartuesit e studimit kërkojnë marrjen e masave nga institucionet përgjegjëse
Jonida Tashi
Mijëra banorë të kryeqytetit duket se po konsumojnë ujë të pijshëm jo fort të pastër. Madje jo vetëm kaq, por deri dje, askush prej tyre nuk ka qenë i informuar se çfarë cilësie ka uji që ata përdorin prej vitesh. Për herë të parë, një studim 3-vjeçar për Ujësjellësin e Bovillës në Tiranë, evidenton se çfarë cilësie ka uji që përdoret gjerësisht nga banorët kryeqytetas. Era dhe shija që karakterizon herë pas here këtë ujë ka qenë një ndër problemet kryesore të tij. Për rrjedhojë, punuesit e studimit rekomandojnë strukturat përkatëse që ky problem të studiohet më tej në veçanti, duke synuar gjetjen e shkakut dhe mënjanimin e kësaj dukurie. Studimi është kryer në përgjigje të problemeve shqetësuese të erës dhe shijes të pakëndshme të shfaqura për herë të parë në shtator të vitit 2001 dhe që janë përsëritur çdo vit, duke detyruar Impiantin e Trajtimit në Babrru për të bërë trajtimin e ujit me qymyr aktiv. Ujëmbledhësi i Bovillës është burimi kryesor i furnizimit të qytetit të Tiranës me ujë të pijshëm me rreth 1200-1800 L/s.
Studimi
Për të publikuar gjerësisht përfundimet e studimit për ujin e Bovillës, Universiteti i Tiranës do të organizojë ditën e sotme në Ministrinë e Mjedisit një seminar me titull: “Bovilla-Studim Limnologjik”. Seminari organizohet për bërë të njohura të dhënat dhe përfundimet e studimit të kryer në kuadrin e projektit të përbashkët kërkimor “Vlerësimi limnologjik dhe hidrologjik i Ujëmbledhësit të Bovillës (Tiranë) dhe pellgut të tij ujëmbledhës, duke u përqendruar në përdorimin për ujë të pijshëm”. Studimi është kryer gjatë periudhës tetor 2005-shtator 2008, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Kombëtar Zviceran për Shkencën (SNSF), nëpërmjet programit SCOPES 2005-2008 (Bashkëpunimi Shkencor midis Europës Lindore dhe Zvicrës). Në këtë takim të interesuarve do t’u shpërndahet edhe një botim i posaçëm po për këtë studim, me rreth 350 faqe, ku janë paraqitur 13 punime të përgatitura sipas të dhënave të mbledhura nga raportet e veçanta vlerësuese të grupeve të punës (kimi, biologji, ndikim të njeriut etj.). Studimi ndihmon për herë të parë në njohjen më të plotë dhe të thellë të pellgut, duke nxitur palët e interesuara në qytetin e Tiranës dhe brenda zonës së pellgut, institucionet përgjegjëse vendore dhe qendrore, qeveritare dhe jo-qeveritare, për masa konkrete për mbarështimin ekologjik të ujëmbledhësit dhe pellgut të tij.
Mikrobet
Një tjetër problem i hasur gjatë studimit për ujin e Bovillës ka qenë edhe situata bakteriale e tij. Përsa i përket pranisë së mikrobeve në ujë, sipas studiuesve, ujërat e Bovillës përgjithësisht kanë ngarkesë bakteriale të ulët, që i korrespondon cilësisë A1 të standardit të BE-së 75/440 për ujërat sipërfaqësore që shfrytëzohen për ujë të pijshëm. Megjithatë, edhe në këtë rast vihet re ndikimi i ndotjes nga njeriu dhe nga bagëtitë, qoftë në koliformet fekale dhe në streptokoket fekale, duke bërë që në disa raste ujërat të përkeqësohen deri në cilësinë A2. Kjo, për koliformet fekale është vënë re më shpesh gjatë matjeve të vitit 2006, sidomos në nëntor 2006, kurse për streptokoket fekale gjatë periudhës 2007-2008, sidomos në nëntor 2007 dhe janar 2008. Përgjithësisht vlerat e larta përkojnë me fillimin e stinës së reshjeve, të cilat ndihmojnë në shpëlarjen e jashtëqitjeve me origjinë njerëzore dhe blegtorale nga vendbanimet drejt liqenit. Krahas masave përpunuese që kryhen rregullisht prej Impiantit të Përpunimit të Ujit në Babrru, është më se e domosdoshme marrja e disa masave të kujdesit për zvogëlimin e ndotjes bakteriale në liqen. Këtu ka shumë rëndësi mirëmbajtja dhe kontrolli i Brezit Ekologjik (Sanitar), midis kuotave 320-400 metra lartësi, duke mbajtur gjithmonë bagëtitë larg nga rrjedhjet ujore dhe nga liqeni. Po kjo gjë, sipas studiuesve, duhet bërë edhe për shkarkimet e ujërave të zeza të familjeve fshatare dhe fermave të tyre brenda pellgut, duke kërkuar të bëhet menaxhim i qëndrueshëm i decentralizuar për secilën lagje ose shtëpi të veçuar. Këto masa do të pakësonin edhe vlerat e lëndëve ushqyese të azotit dhe të fosforit, duke mbajtur gjendjen ushqyese në liqen të ulët, duke mos nxitur etrofikimin e tij dhe lulëzimin e algave, që shpesh shoqërohet me përkeqësime të cilësisë së ujërave. Të gjitha këto masa do të ndihmoheshin dukshëm nga ruajtja dhe ripërtëritja e mbulesës bimore, e pyjeve dhe shkurreve, sidomos në brezin sanitar, të
cilat do të ngadalësonin shpëlarjet e shpejta gjatë reshjeve të vrullshme. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohej
vazhdimësia dhe jetëgjatësia e cilësisë së ujërave dhe e shëndetit të njeriut për gjithë kryeqytetin.
Përfundimet e studimit
Nga krahasimi me kufijtë e Direktivës së BE-së 75/440 për cilësinë e ujërave sipërfaqësore që duhet të përdoren për prodhimin e ujit të pijshëm, vihet re se cilësia ujit të liqenit të Bovillës përmbush kërkesat e cilësisë së klasës A1, për thuajse të gjithë parametrat fiziko-kimikë. Përjashtim bëjnë disa mostra për nivelet e lëndëve të ngurta, nitratet dhe amoniumi që i përkasin klasës A2. Vlerësimi i cilësisë së ujit të ujëmbledhësit të Bovillës mbështetur në standardin e BE-së 75/440 mbi cilësinë e ujërave sipërfaqësore që duhet të përdoren për ujë të pijshëm. Sipas këtij standardi, dallohen tri klasa të cilësisë së ujërave (A1, A2 dhe A3). Prej tyre varen dhe trajtimet që duhet t’i bëhen ujit për ta bërë atë të përshtatshëm për tu përdorur si ujë i pijshëm. Ujëmbledhësi i Bovillës paraqet karakteristika limnologjike të ngjashme me ato të liqeneve të thella të kësaj zone klimatike. Ai është i tipit monomitik të ngrohtë, me një periudhë shtresëzimi termik që zgjat nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës, ku dallohen qartë shtresa e sipërme epilimni (1-10 m thellësi), shtresa ndërmjetëse termoklini (10-15 m) dhe shtresa fundore hipolimni (15-45 m). Kjo periudhë shtresëzimi këmbehet me një periudhë përzierje të plotë, që fillon nga mesi i vjeshtës, zhvillohet plotësisht në muajin janar, dhe përfundon në fillim të pranverës, gjatë të cilës temperatura uniformohet në përputhje me atë të klimës përreth. Gjithashtu, profilet me thellësinë e shumë parametrave kimikë (p.sh. DO) kushtëzohen nga kjo dukuri, por ndryshimet relative shfaqen në shkallë më të dobët, për shkak të largimit të një sasie të madhe të ujit drejt Impiantit të Trajtimit (deri në 1’800 L/s). Përmbajtja e oksigjenit të tretur në ujërat është mjaft e lartë gjatë gjithë vitit dhe liqeni i Bovillës nuk paraqet gjendje anoksie: ujërat e shtresës së epilimnit janë kurdoherë të ngopura me oksigjen (80-115%, mesatarisht 98%), dhe ujërat e shtresës së hipolimnit përmbajnë nivele relativisht të larta të DO (min. 44-55% dhe mesatarja 7%). Këto vlera janë karakteristike për liqenet oligotrofe deri lehtësisht mesotrofe.
Nivelet e ushqyesve (fosfori dhe azot) në ujëra janë mjaft të ulëta. Fosfori është element kufizues: kjo provohet jo vetëm nga raporti i lartë TN/TP, por gjithashtu, nga korrelimi i rëndësishëm ndërmjet P dhe klorofilit a (R2 = 0.77). Edhe nivelet e fosforit janë karakteristike për gjendjen oligotrofe. Burimi kryesor i fosforit janë shkarkimet nga pellgu ujëmbledhës, kryesisht për shkak të erozionit të lartë gjatë reshjeve. Shkarkimi i brendshëm nga sedimentet ka shumë pak ndikim për shkak të kushteve mjaft oksiduese në shtresat e thella, alkalinitetit të lartë dhe përqendrimit të lartë të kalciumit dhe hekurit në ujë. Shumica e fosforit mbahet në sedimente; këtu përqendrimi i fosforit është mjaft i lartë, në vlerat 452-472 mg/kg, duke përbërë rrezik potencial për kalimin në ujëra në kushte të caktuara. Pjesa dërmuese e fosforit në sedimente (rreth 90%) ndodhet e lidhur me kalciumin. Përmbajtja e lëndëve organike të tretshme në ujëra është relativisht e ulët dhe ky përfundim arrihet si nga matjet e drejtpërdrejta të DOC (mesatarisht 5 mg karbon/L) ashtu edhe nga matjet indirekte të absorbimit UV 254 nm, treguesit të permanganatit dhe DOB5. Si pasojë, rreziku i formimit të komponimeve klororganike (THM) me veti kancerogjene gjatë trajtimit me klor është relativisht i ulët. Nivelet e përqendrimit të pigmenteve klorofilike në ujërat e Bovillës janë shumë të ulëta (përqendrimi mesatar në epilimn 2.35 μg/L dhe përqendrimi mesatar maksimal 3.2 μg/L), karakteristike për ujërat oligotrofe. Faktorët kryesorë që ndikojnë në përmbajtjen e klorofileve, për rrjedhojë dhe të algave në ujërat e Bovillës janë temperatura dhe përqendrimi i fosforit.
Rekomandimet
Të vazhdohet monitorimi i liqenit duke e futur atë në Rrjetin Kombëtar të Monitorimit të Ujërave Sipërfaqësore nën kujdesin e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Të thellohet më tej studimi limnologjik i Bovillës, duke shtuar stacionet dhe shpeshtinë monitoruese, si dhe duke vlerësuar ndikimin e prurjeve në të.
Të studiohet në veçanti problemi i erës dhe shijes në ujë, duke synuar në gjetjen e shkakut dhe mënjanimit të kësaj dukurie.
Të merren masat e nevojshme në pellgun ujëmbledhës të Bovillës për ruajtjen e cilësisë së ujërave, si për shembull: pakësimi i erozionit nëpërmjet, ndalimit të prerjeve dhe kullotjeve të tepruara, shtimit të sipërfaqes së pyllëzuar, punimeve në shtretërit lumorë, trajtimit të veçuar të shkarkimeve nga zonat e banuara dhe të fermave të tyre, ndërgjegjësimi i komunitetit të zonës për mënjanimin e ndotjeve të ujërave, por edhe të institucioneve përgjegjëse në Tiranë për mirëmbajtjen e pellgut të liqenit.
16 Korrik 2009