“Reforma Zgjedhore, para 15 tetorit”
Autori i Lajmit: red.
Demokristiani Nard Ndoka i bën thirrje mazhorancës që të reflektojë dhe të realizojë Reformën Zgjedhore brenda 15 tetorit. Sipas tij, PD-ja duhet të çlirohet nga kompleksi i opozitës, e cila prej muajsh është përfshirë nga konfliktet dhe përpjekjet për të eliminuar njëri-tjetrin, duke mbajtur peng Reformën Zgjedhore. “PDK pret dhe shpreson që nëpërmjet unifikimit të qendrimeve të partive të mazhorancës dhe bashkëpunimit konstruktiv me opozitën, të arrijmë të miratojmë ligjin zgjedhor, para mesit të tetorit, kur pritet të publikohet raporti i Bashkimin Evropian për Shqipërinë, duke treguar kështu angazhimin dhe seriozitetin tonë në përmbushjen e atyre standardeve që rrjedhin nga nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO”, - tha ai. Ndoka kërkoi mbledhjen e tryezës së kryetarëve të partive të koalicionit të djathtë, ku të diskutohen dhe unifikohen të gjitha qëndrimet e partive pjesëmarrëse në këtë koalicion.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008