E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Monopolet blu kontrollojnë ekonominë”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta, akuzon Sali Berishën se po e kthen ekonominë në monopole blu. Sipas tij, kreu i Ekzekutivit erdhi në pushtet me flamurin e luftës kundër korrupsionit dhe u zhyt shumë thellë në kraterin e zi të tij. Berisha e ngriti korrupsionin në sistemin korruptiv politik të kapjes së shtetit, të uzurpimit të pushteteve të pavarura e të shkatërrimit të Kushtetutës, në sistemin korruptiv të monopoleve blu që kontrollojnë ekonominë dhe tregtinë, që kontrollojnë lëndët e para për atë pak prodhim vendas që kemi, që kontrollojnë farërat me OMGJ e pesticidet e skaduara që po shkatërrojnë bujqësinë dhe ekonomitë fermere, siç ishte rasti i fundit me misrin pa kokrra dhe në në informalitetin alarmant të ekonomisë”, - tha Meta. Madje, sipas tij, korrupsioni vihet re dhe në rritjen e çmimeve, në uzurpimin e hapësirave publike dhe shkatërrimit të mjedisit të kryeqytetit. “Pasi ka thyer "rekorde" në renditjen e Shqipërisë ndër vendet më të korruptuara, na jep së fundmi një shou të korruptuar për të luftuar korrupsionin, një spot të vjedhur nga një kandidat i dështuar, duke paguar me paratë e shqiptarëve edhe paaftësinë qeverisëse. Por, hipokrizia e gënjeshtra e pacipë e Sali Berishës nuk mund të mbulojë dot më dështimin e tij të plotë”, - tha kreu i LSI-së. Sipas tij, po kaq të dështuar janë dhe deklaratat e Berishës për buxhet më të lartë se një vit më parë ndërkohë që mungon caktimi i prioriteteve. Sipas tij, ky buxhet nuk bën asnjë për të zbutur krizën ushqimore dhe atë financiare. “Pra mund të thuhet se buxheti i fundit i Berishës është jo vetëm një buxhet elektoral, por është preludi i mashtrimit të ri që ai po përgatit për shqiptarët për vitin 2009 , - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 05/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›